E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet Patozi Jo hetim i pakufizuar

/ /

Nenkryetari i PD-se dhe njekohesisht kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi ne pergjigjen e tij derguar homologut socialist Ruci shprehet dakord per hetimin e zgjedhjeve por ky hetim sipas tij smund te jete i pakufizuar. Ne nje sistem demokratik asnje institucion nuk ka pushtet te pakufizuar dhe nuk mund te ndermarre hetim te pakufizuar. Kjo eshte sanksionuar qarte ne vendimet 18 2003 26 2006 20 2007 dhe 22 2010 te Gjykates Kushtetuese te cilat kane bere interpretimin e plote kushtetues te kompetencave per komisionet hetimore parlamentare. Ndaj jemi dakord te hetojme se bashku cdo ceshtje por kjo ne perputhje me Kushtetuten e vendit parimin e ndarjes se pushteteve Kodin Zgjedhor vendimet e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Apelit te cilat kane te bejne me objektin e hetimit te komisioneve parlamentare dhe hetimin e zgjedhjeve shprehet Patozi ne letren e tij. Kreu i deputeteve demokrate shpreh gatishmerine e ngritjes menjehere te komisionit hetimor parlamentar. Ne propozojme qe te ngreme menjehere komisionin hetimor te nisim hetimet per te gjitha ceshtjet qe Ju kerkoni pervec atyre per te cilat ka vendime te formes se prere dhe perfundimtare nga gjykatat e vendit ose jane juridiksion i tyre shprehet Patozi. Demokratet nuk u nxituan ne dhenien e nje pergjigjeje te shpejte por iu deshen plot 10 dite per te konsultuar te gjithe kuadrin ligjor brenda te cilit mund te funksionoje hetimi i zgjedhjeve brenda moscenimit te kater vendimeve te Gjykates Kushtetuese per objektin e komisioneve hetimore. Ne letren e tij Patozi paraqet pika ku demokratet bien dakord me socialistet por gjithashtu parashtrojne propozimet e tyre per te mos bllokuar hetimin e zgjedhjeve dhe per te dale nga ngerci qe ekziston ne politiken shqiptare qe prej shtatorit te kaluar. Te djathtet jane dakord qe opozita te kete shumicen dhe drejtuesin e komisionit hetimor dhe pse ligji per komisionet hetimore nuk e lejon nje gje te tille shprehen se jane te gatshem te ngrene nje komision te ri hetimor dhe me afat kohor te papercaktuar deri ne permbushjen e detyres se tij. Por pika qe i ndan socialistet nga demokratet jane vendimet e gjykatave. Nenkryetari i PD-se propozon qe per vendime te formes se prere dhe perfundimtare nga gjykatat e vendit socialistet ti drejtohen Gjykates se Strasburgut per vendimin nr. 8 dt. 22.07.2009 te Kolegjit Zgjedhor te Gjykates se Apelit te Tiranes me te cilin eshte hedhur poshte kerkesa e PS-se per rinumerimin e votave. Gjithashtu ata propozojne qe PS-ja ti drejtohet Gjykates Kushtetuese e ne rast se kjo e fundit deshiron ti drejtohet pastaj Komisionit te Venecias per interpretimin e vendimeve te saj ne lidhje me objektin e komisioneve hetimore. Partia Demokratike permes kesaj letre shprehet e gatshme qe te respektoje cdo vendim te ketyre gjykatave per rinumerim apo rivleresim te votave. Por demokratet shprehen se nuk do te shkelin nenin 178 te Kodit Zgjedhor. Sipas tyre ne pritje te vendimit te gjykatave kutite e votimit te qendrojne te paprekura dhe nderkohe komisioni te hetoje te gjitha ceshtjet e tjera qe PS-ja ka kerkuar. Berisha Pakufizimi nuk ekziston per tokesoret por vetem per Ate ne qiell

Kryeministri Berisha tha dje gjate mbledhjes se grupit parlamentar se nuk mund te kete hetim pa asnje kufizim pasi pakufizimin sipas tij askush nuk e ka ne dore. Une mendoj se eshte nje pergjigje qe respekton plotesisht dhe teresisht te gjithe kerkesat e opozites pervec asaj te pakufizuara apo i pakufizuar. Pervec atij qe eshte ne qiell ne tokesoret nuk e kemi kete por perseri jane mekanizmat sepse ka mekanizma komplementare per te trajtuar cdo problem. Pakufizimi fatmiresisht nuk ekziston ne dore te askujt. Ekzistojne ca kufij qe i marrin te tjeret dhe i zgjidhin. Nuk i zgjidh dot ti por i zgjidhin te tjeret. Them se pergjigja eshte shume e drejte konstruktive i krijon nje hapesire te madhe opozites per te zgjidhur pretendimet e saj. Pretendimet jane pretendime qe opozita ka dhe ne nuk i jemi larguar asnjehere u shpreh kreu i ekzekutivit. Pergjigja e PD

Pikat ku bien dakord
Ndonese ne dallim nga zgjedhjet parlamentare te meparshme te vendit ne raportin e OSBE/ODHIR-it per zgjedhjet e 28 qershorit nuk ekziston as edhe nje sugjerim apo rekomandim per hetim parlamentar apo hetim tjeter te tyre ne jemi te gatshem tu pergjigjemi kerkesave dhe pretendimeve Tuaja.
Dhe pse ligji per komisionet hetimore nuk e lejon ne kemi pranuar dhe pranojme qe Ju te kryesoni komisionin dhe te keni shumicen ne cdo votim te tij.
Jemi dakord qe te ngreme nje komision hetimor te ri nga e para per hetimin e zgjedhjeve edhe pse kemi miratuar me pare nje te tille.
Biem dakord qe komisioni hetimor te mos kete kohe te kufizuar por te zgjase deri sa ai te permbushe detyren e tij
Propozimet e PD-se
Per hetimin e ceshtjeve per te cilat ka vendime te formes se prere dhe perfundimtare nga gjykatat e vendit Ju qe kembengulni per hetim te pakufizuar ti drejtoheni Gjykates se Strasburgut per vendimin nr. 8 dt. 22.07.2009 te Kolegjit Zgjedhor te Gjykates se Apelit te Tiranes me te cilin eshte hedhur poshte kerkesa Juaj per rinumerimin e votave.
Ju mund ti adresoheni Gjykates Kushtetuese e ne rast se kjo e fundit deshiron ti drejtohet pastaj Komisionit te Venecias per interpretimin e vendimeve te saj ne lidhje me objektin e komisioneve hetimore
Jemi te gatshem te zbatojme vendimet e gjykatave nese ato shprehen pro rinumerimit apo rivleresimit te cdo vote dhe te ndryshojme e rivleresojme cdo rezultat.
Ne nuk mund te pranojme shkeljen e nenit 178 te Kodit Zgjedhor. Per kete ne pritje te vendimit te gjykatave kutite e votimit te qendrojne te paprekura dhe nderkohe te hetojme rreth te gjitha ceshtjeve te tjera qe Ju keni kerkuar.
Ne rast se Ju hiqni dore nga rinumerimi i votave ne jemi dakord ti kerkojme KQZ-se te zbatoje nenin 178 te Kodit Zgjedhor per trajtimin e materialeve te votimit dhe te terheqim nga arkivi te gjitha materialet qe ai do te arkivoje aty.
Ne serish e perserisim propozimin tone qe ne Komisionin e Reformes Zgjedhore ose edhe jashte tij ne grupin Tuaj parlamentar Ju te hartoni te gjitha amendamentet per te adresuar rekomandimet e OSBE/ODHIR-it.
Shumica parlamentare do ti votoje ato pa asnje ndryshim pasi te keni marre opinionin e Komisionit te Venecias dhe OSBE/ODHIR-it. Kjo per shkak se standardet ligjore te zgjedhjeve ne Shqiperi nuk mund te jene tjeter vecse standardet nderkombetare.
Kodi Zgjedhor aktual eshte teresisht konsensual midis PD-se dhe PS-se dhe sipas OSBE/ODHIR-it dhe Komisionit te Venecias ai perben baze te plote per zgjedhje demokratike. Por rekomandimet e OSBE/ODHIR-it gjithashtu duhen vleresuar dhe adresuar si te dobishme per arritjen e standardeve me te larta te mundshme ne kete fushe.
Lidhur me garancite e zbatimit te Kodit Zgjedhor sigurisht qe institucionet e vendit dhe forcat politike kane detyrimin e padiskutueshem per zbatimin e drejte dhe te paanshem te ligjit zgjedhor. Por fatmiresisht zgjedhjet kane edhe vezhgues vendore dhe nderkombetare me nje praktike te gjere dhe metodologji te konsoliduar dhe gjithepranuar ne vezhgimin e zbatimit te ligjit ne te gjitha periudhat e procesit zgjedhor.

Aristir Lumezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›