E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane-Elbasan hapet tenderi

/ /

Gjate mbledhjes me Grupin Parlamentar te PD-se kreu i qeverise tha se tenderi do te kete kusht per kompanine e huaj qe ta ndertoje ate per 18 muaj. Ne nentor do te hapet tenderi per tunelin Tirane - Elbasan i cili ka nje vlere te jashtezakonshme per Korridorin 8 dhe per Boshtin e Jugut. Tuneli Tirane - Elbasan i cili do te jete i parametrave me te mira europiane i dubluar sic e kerkojne standardet europiane. Tuneli do te ndertohet brenda 18 muajve nga data e firmosjes se kontrates. Kontrata do te firmoset me kompanite me ata qe do te fitojne me kushtin e perfundimit te tij ne 18 muaj. Qytetaret e Elbasanit mezi po presin te shohin nje enderr shekullore te shnderruar ne realitet tha Berisha. Me tej ai u shpreh se nisja e punimeve pritet te ndodhe ne muajin shkurt ne afersi te zgjedhjeve lokale megjithese Kryeministri shtoi se ngjarja nuk mund te kete ngjyra elektorale. Pra kjo veper madhore do te perfundoje qartesisht brenda ketij mandati ne 18 muaj dhe mundesisht brenda vitit 2012 ne menyre qe te mos mund ti jape askush konotacion elektoral. Kjo eshte veper fondamentale dhe nuk ka qellime elektorale por ka qellim tu kurseje mbi 1 milion shqiptareve kohe te jetes se tyre te cmuar. Ndezja e fitilave edhe po te jete ne shkurt nuk ka asgje te keqe sepse ne shkurt i ndezem edhe ne Kalimash per inaugurimin e fillimit te punimeve. Nuk mund te percaktoj muajin sepse varet nga tenderi dhe kontrata por sa me pare qe te jete e mundur te nisin punimet shtoi Berisha. Ndersa mesohet se ne takimin me dyer te mbyllura me deputetet e PD-se Berisha shkembeu edhe disa replika te buta me ministrin e Financave Ridvan Boden. Ministri propozoi qe mundesisht te merret kredi per ndertimin e autostrades ndersa Berisha u shpreh se per te qene me te sigurt fondet do te merren nga buxheti i Shtetit. Me tej kryeministri iu kthye ministrit Bode duke i thene se nuk ka kohe per te kerkuar nje kredi.
Projekti i plote
Projekti i autostrades Tirane-Elbasan i financuar nga Delegacioni Europian pritet qe se shpejti te gjeje zbatimin. Ne Tirane ky projekt fillon tek Unaza e Madhe duke perfunduar ne Bradashesh te Elbasanit. Burime nga Ministria e Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit japin detajet lidhur me kete sipermarrje te re te qeverise. Me nje kosto te vleresuar afersisht 150 milione euro kjo autostrade do te kete nje gjatesi 32 kilometra. Nga ministria perjashtohet mundesia e nje koncesioni per kete rruge e cila do te kete dy korsi te gjera perkatesisht nga 12.5 metra. Pjese e projektit jane edhe dy tunele qe shtrihen njeri pas tjetrit. Me i madhi eshte ai me gjatesi 2200 metra dhe nje tjeter me gjatesi 560 metra. do seksion i rruges do te jete 3.75 metra i ndare me bankina te veshura 1.5 metra nderkohe qe do te jene edhe dy bankina jo te veshura 0.85 metra qe do te sherbejne per tabela dhe aksesore te tjere te rruges. Autostrada ne gjatesine e saj pritet qe te kete tri kryqezime te medha ne disnivel nga te cilat njera eshte ne Mullet tjetra ne Berzhite dhe e treta ne Kerrabe. Burimet nga Ministria e Transporteve theksojne se qe te ndermerret zbatimi i ketij projekti duhet te behen nje sere shpronesimesh ne disa zona te cilat jane ne pronesi te individeve te ndryshem. Lidhur me studimet e ndryshme qe i nevojiten ketij projekti nga ministria nuk jepen shume detaje por paraprakisht eshte bere nje studim per te pare edhe zonat qe paraqesin vlera historike dhe per te shmangur demtimin e tyre. Pjese e projektit edhe Bashkia e Tiranes

Nje tjeter pike qe ka rendesi per projektin eshte edhe miratimi qe duhet te jape Bashkia e Tiranes. Duke qene se kjo autostrade fillon tek Unaza e Madhe ne Tirane pjese e cila eshte nen administrimin e bashkise edhe miratimi i kesaj te fundit eshte pjese e rendesishme e projektit ne total para se te filloje zbatimi. Nderkohe qe kryeministri Sali Berisha konfirmoi se projekti i autostrades Tirane-Elbasan tashme ka perfunduar dhe se shume shpejt do te gjeje zbatim.

Erald Kapri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›