Hakmarrja, atentat ish-boksierit në Tiranë. Në Lezhë vritet një 65-vjeçar
TIRANË - Atentat me armë zjarri në Tiranë ku ka mbetur i vdekur ish-boksieri, Adrian Levanti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e ‘Unazës së Re’ mesnatën e sotme.
Vrasja mësohet se ka ndodhur në katin e shtatë të një pallati. Vetë Levanti banonte në katin e dytë të të njëjtit pallat, por u detyrua të ngjitej në katin e sipërm pasi po ndiqej nga autorët.
Policia ka ngritur pistat e para të kësaj ngjarje të rëndë, duke hedhur dyshime se ajo ka ndodhur për motive hakmarrje. Kjo pasi para disa ditësh vëllai i viktimës ka plagosur një person, ndërsa vetë viktima ka qënë i pranishëm. Ngjarja ka tmerruar banorët e pallatit, një pjesë e të cilëve kanë dalë jashtë të alarmuar.
Ndërkohë në vendngjarje ka forca të shumta policie, ndërsa kjo e fundit ka shoqëruar dhjetëra dëshmitare dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Paraprakisht dyshohet se kanë qenë dy persona,e me sakte dy vëllezër që mund ti kenë kryer atentat ish-boksierit. Por për arsye hetimi nuk jepen shumë të dhëna për identitetet e tyre.
News 24 ka mundur të mësoje vetëm inicialet e njërit prej autoreve të dyshuar Z.Gjini.
POLICIA SHOQËRON NJË TË DYSHUAR PËR VRASJEN
Ora 10:21- Policia e Tiranës ka shoqëruar rreth orës 10:00 të ditës së sotme njërin nga autorët e dyshuar të vrasjes së Ardian Levantit.
Policia sqaron se emri i tij nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve, ndërkohë që shtohen më shumë zërat se vrasja e ish-boksierit lidhet me plagosjen e shtetasit Zef Gjini. Ky i fundit është plagosur nga vëllai i Ardianit, Marjan Levanti.
LEZHË, VRITET ME ARMË 65-VJECARI, SAPO DOLI NGA SHTËPIA
Ora 08:40- Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të sotëm një tjetër vrasje ka ndodhur në Lezhë. Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Torovicë, ndërsa viktima është shtetasi Marash Ndreu 65-vjec.
Mësohet se ky i fundit është qëlluar me armë sapo ka dalë nga shtëpia, ndërsa shkak i vrasjes është bërë një grindje i vjetër me persona të tjerë.
Fillimisht viktima ka mbetur i plagosur, ndërsa ka humbur jetën pas transportimit në spital. Policia ka etiketuar disa të dyshuar për ngjarjen, por ende nuk është ndaluar autori.
(ar.ku/ma.ar/BalkanWeb)