E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti për pronën në Tropojë, polici vret një 18-vjecare me armën e shërbimit

TROPOJE- Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Lekbibaj të Tropojës.

Një 18-vjecare është vrarë me armë zjarri nga një punonjës policie. Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie.

Viktima është shtetësja Gjyste Paplekaj, ndërsa autori i ngjarjes është Fran Paplekaj, i cili mësohet se e ka qëlluar 18-vjecaren me armën e shërbimit.

Dyshohet se mes viktimës dhe autorit të ketë lidhje familjare, por ende nuk dihet me saktësi se cfarë janë ata me njëri-tjetrin.

Burimet e policisë bëjnë me dije se autori është larguar menjëherë nga vendngjarja pas kryerjes së krimit.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Hakmarrja, atentat ish-boksierit në Tiranë. Në Lezhë vritet një 65-vjeçar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›