E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha hesht ndaj aferave të Priftit

“Edhe pse, kanë kaluar më shumë se dy javë që shqiptarët presin të dëgjojnë çka për të thënë kryeministri për korrupsionin në oborrin e tij qeverisës, Sali Berisha ende nuk ka gjetur guximin të na thotë një fjalë të vetme në lidhje me këtë aferë dhe ministër të korruptuar”, ka thënë deputeti, Ervin Koçi.

Sipas deputetit të PS-së, Prifti emëroi kushëririn e një tjetri ministër të qeverisë Berisha-Meta, në këshillin mbikëqyrës të OST dhe paguhet 3 muaj më vonë prej kushëririt në fjalë me 2.5 mld lekë për aksionet e një biznesi që vetëm sa vegjeton.

“Por Sali Berisha nuk ka asgjë për të thënë për këtë rast të pastër konflikti interesi, edhe pse kushëriri i kudogjendur shkon e fiton më pas miliona euro tendera për barna mjekësore”, është shprehur më tej ai. Ai shtoi më tej se beshtja e Berishës për këtë aferë është prova më e mirë e bashkëfajësisë së tij në këtë vorbull korrupsioni që po pasuron një klik familjarësh e oborrtarësh në kurriz të një populli të tërë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›