Balla: Topalli ka thyer rregulloren e Kuvendit
Duke sqaruar nenin 30, sipas të cilit “drejtuesi i seancës plenare ose kryetari i komisionit para se të mbyllë përkatësisht seancën ose mbledhjen njofton orën e fillimi të seancës plenare ose të mbledhjes së ardhshme”, Balla deklaroi se kjo nuk ka ndodhur në seancën e fundit. Sipas tij, kjo është thyerje e ashpër e rregullores së kuvendit.
“Unë i bëj thirrje kryetares së kuvendit të çlirojë drejtoritë nga presioni, përkundrejt mosdhënies për deputetët dhe për Grupin Parlamentar të PS rendin e ditës, por ta bëjë publik këtë rend dite, jo vetëm për deputetët, por ta bëjë publik rendin e ditës së hënë, edhe për mediat, edhe për publikun e gjerë shqiptar”, vijoi ai.