Në pranga 2 doganierë të Rinasit për kontrabandë

Dy doganierë në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit janë arrestuar gjatë natës së shkuar nga policia, ndërkohë që në pranga kanë rënë edhe tre tregtarë.
Në prangat e policisë kanë rënë doganierët, Basri Toçilla dhe Gjin Dedndreaj, të cilët akuzohen për kontrabandë.
Strukturat e policisë kanë prangosur edhe tregtarët, Shkëlzen Hasani , Astrit Sela dhe Renato Sinoimeri. Këta persona akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, iu janë shmangur detyrimeve doganore, duke futur mallra në vend pa paguar taksa.
Doganierët e arrestuar akuzohen për shpërdorim detyre. Ndërkohë, në gjendje të lirë po hetohen edhe dy doganierë të tjerë.