PS: Berisha, kerko ndjese per vizat
Denis Dedej
Partia Socialiste apeloi dje ndaj Kryeministrit Sali Berisha qe t'i kerkoje ndjese shqiptareve per vonesen lidhur me ceshtjen e liberalizimit te vizave me Bashkimin Evropian per Shqiperine. Permes nje komunikimi per mediat, deputeti i Partise Socialiste, Ditmir Bushati, solli ne vemendje se prej disa ditesh ne mediat evropiane po transmetojne entuziazmin e maqedonasve, serbeve dhe malazezeve, te cilet perfituan ne prag te Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri heqjen e regjimit te vizave me hapesiren Shengen. Ai tha se ndonese lajmi per perfshirjen e fqinjeve tane ne nje regjim pa viza me hapesiren Shengen eshte inkurajues, trishtues eshte fakti qe Shqiperia edhe pse e nisi e para kete proces qe ne vitin 2004, mbeti e fundit. "Shqiperia mbeti e fundit ne procesin e liberalizimit te vizave per shkak te deshtimit te permbushjes se kritereve te percaktuara nga Bashkimi Evropian, kritere keto te njejta per 5 vendet te rajonit", kritikoi qeverine, Ditmir Bushati. Sipas tij, eshte koha qe te nxirren mesime e pergjegjesi nga deshtimi i qeverise Berisha ne permbushjen e standardeve te kerkuara per heqjen e vizave. "Eshte koha qe Sali Berisha t'i kerkoje ndjese shqiptareve per deshtimin e qeverise se tij dhe per izolimin qe sot perjetojme ne dallim nga fqinjet tane", apeloi zyrtari i lart socialist. Duke vijuar me tej, deputeti i selise roze tha se bashke me ndjesen per shqiptaret, Berisha nuk duhet te na vonoje me ne procesin e liberalizimit te vizave, por te dorezoje para drejtesise imunitaret e inkriminuar sikurse kerkon Progres Raporti i Komisionit Evropian dhe raportet e vleresimit te eksperteve te Bashkimit Evropian mbi permbushjen e standardeve per heqjen e regjimit te vizave. "Bashke me ndjesen per shqiptaret qe i la te fundit ne rajon, pasi ne i kishim te gjitha mundesite te festonim keto dite se bashku me popujt e tjere, Berisha duhet te heqe dore nga lufta me opoziten dhe te perqendrohet ne luften kunder krimit te organizuar e trafiqeve, te reformoje urgjentisht sistemin e menaxhimit te integruar te kufijve dhe te garantoje funksionimit e policise se shtetit brenda hullinjve te ligjit", drejtoi thirrjen kreut te ekzekutivit, deputeti i Partise Socialiste. Me tej, Bushati theksoi se bashke me ndjesen per shqiptaret, Sali Berisha duhet te pranoje kerkesen legjitime te opozites per hapjen e kutive te 28 qershorit, si e vetmja rruge per fillimin e nje dialogu politik dhe mos ta vonoje me kete vend drejt integrimit Evropian dhe levizjen pa viza ne hapesiren Shengen.