Socialistet mbyllin ne Tirane javen e protestave
Selia roze mbyll pasditen e sotme javen e protestave per hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Prej nje jave, socialistet kane protestuar ne Durres, Berat, Elbasan, Fier, Vlore, Lezhe, Shkoder dhe tubimi permbylles do te mbahet ne Tirane. Ne nje deklarate per shtyp, deputetja socialiste, Vasilika Hysi, ftoi te gjithe qytetaret qe te bashkohen ne protesten e tyre, ne oren 5 pasdite, perpara salles se Parlamentit. "Ejani te protestojme ne emer te te drejtave tona me elementare te njeriut, per te jetuar te lire, si qenieve humane dhe te barabarte", drejtoi thirrjen deputetja socialiste. Ajo u kerkoi qytetareve qe t'i bashkohen per t'i thene jo varferise, papunesise, mungeses se mireqenies minimale, perfitimit te kujdesit shendetesor per shkak te papergjegjshmerise se qeverisjes. Duke perseritur ftesen e saj, zyrtarja e selise roze theksoi se qytetaret duhet t'i bashkohen mitingut per t'i dhene fund mungeses se demokracise dhe transparences ne marrjen e vendimeve qe afektojme miliona shqiptare. "Pavaresisht bindjes politike, besimit, moshes dhe pozites sociale, ejani dhe se bashku te greme zerin qytetar me dhe ne mbeshtetje te qindra mijerave familjeve ne nevoje, te personave me aftesi te kufizuara, te pensionisteve, te femijeve jetime, te familjeve rome dhe egjiptiane, ish-ushtarake qe sot, dhe akoma me keq neser, nuk do te jene ne gjendje te paguajne energjine elektrike, sherbimet shendetesore dhe te sigurojne minimumin jetik te jeteses se tyre", drejtoi thirrjen, Vasilika Hysi. Pas festave te fundvitit, Partia Socialiste ka paralajmeruar te tjera protesta ne fillim te vitit.