Beja: Emri i Ismail Qemalit nuk do hiqet nga Universiteti
Në ditën e parë si ministër i Arsimit, Fatos Beja, nuk lë asnjë mundësi për ndryshimin e emrit të Universitetit të Vlorës.
ADI SHKEMBI
Ashtu siç edhe kishte premtuar, se do të fliste për këtë çështje, kur të merrte zyrtarisht detyrën, ministri i ri tha dje në një prononcim për mediat se, nëse një vendim i tillë do të vijë në Këshillin e Ministrave për miratim, ai do të rrëzohet. "Ligji i Arsimit të Lartë garanton autonominë e universiteteve dhe funksionimin e tyre mbi bazën e statutit dhe të rregulloreve të tyre. Në bazë të këtij ligji, është e mundur të ndryshohet emri i një universiteti, është e mundur që një rektor të bëjë një propozim, pas një vendimi të mbështetur në vendimin e senatit", u shpreh Beja. Në këtë mënyrë, sipas tij, "është akti i krijimit të vetë universitetit, i cili duhet të ndryshohet dhe kjo nuk është atribut i senatit, por i Këshillit të Ministrave. Një vendim i Këshillit të Ministrave ndryshohet po nga Këshilli i Ministrave. Deri më sot, në MASH nuk ka ardhur asnjë kërkesë nga Universiteti i Vlorës. Por mund t'ju them që edhe nëse vjen, nuk do ta kalojmë si vendim të Këshillit të Ministrave". Lidhur me emrat nëpër institucione, Beja shton se, kjo është një çështje komplekse dhe si e tillë duhet të diskutohet në një debat të gjerë publik. "Sigurisht, çështja e emrave është shumë komplekse dhe nuk lidhet vetëm me universitetet. Ka shumë emra personash në Shqipëri që përdoren në të gjitha fushat. Është një çështje që është shumë normale të diskutohet, do të jetë pjesë e një debati publik, dhe opinioni publik do të shprehet. Shqipëria ka nevojë që të ecë sipas modeleve më të përparuara dhe opinioni publik, kuptohet, do të respektohet nga vendimmarrësit", u shpreh Beja.
Godo: Çdo institucion, i nderuar me Ismail Qemalin
Politikani i njohur, Sabri Godo, flet për herë të parë lidhur me debatin e fundit që prodhoi një mbledhje të senatit të Universitetit të Vlorës për heqjen e emrit "Ismail Qemali". I pyetur nga gazeta "Panorama" lidhur me këtë propozim të rektorit të këtij universiteti, kryetari i Asamblesë së Partisë Republikane thotë se, kjo është një gjë e papranueshme. Sipas tij, "Më duket një gjë e papranueshme. Në historinë tonë mbahen mend disa figura qendrore, Pirro i Epirit në lashtësi, Skënderbeu në mesjetë, Ali Pashë Tepelena në kohët e reja. Kurse në kohën tonë themi se është Ismail Qemali si themelues i shtetit shqiptar". Godo shton më tej se, cilido institucion që do të mbante emrin e "Ismail Qemalit" do të ishte i nderuar. "Ismail Qemali qëndron krahas figurave të tjera, krahas frashëllinjve dhe figura të tjera. Ai është shquar për aktin e madh të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar. Them që cilido institucion që do mbante emrin e Ismail Qemalit do quhej i nderuar", theksoi më tej Godo. Në debatin e heqjes së emrit të Universitetit të Vlorës janë përfshirë së fundmi figura të njohura të të gjitha fushave. Shkrimtari Ismail Kadare shprehet se, ky veprim i senatit të Universitetit të Vlorës lidhet me një fushatë gjysmë të fshehur dhe gjysmë të hapur kundër Skënderbeut, Ismail Qemalit, madje edhe ndaj Nënë Terezës. "Ka qenë një gjë e papritur, por edhe e pritur. Nuk është aq e pafajshme dhe mendjelehtë sa mund të duket në vështrim të parë. Ka vite që në Shqipëri ka një fushatë tinzare kundër Ismail Qemalit. Ashtu sikurse ka një fushatë gjysmë të hapur, gjysmë të fshehtë kundër Skënderbeut. Ashtu sikurse ka një të tillë kundër Nënë Terezës", deklaron Kadare.