Bashkëpunim mes Avokatëve të Popullit shqiptar e kosovar
Një bashkëpunim i ndërsjelltë dhe shkëmbim eksperiencash ka qenë tema e takimit mes Avokatit të Popullit, Ermir Dobjanit dhe homologut të tij kosovar, Sami Kurteshi. Në një vizitë zyrtare avokati i sapozgjedhur i shtetit të Kosovës ka kërkuar ndihmën e Dobjanit për të krijuar një institucion duke u bazuar në punën e atij shqiptar. Kështu eksperienca 9-vjeçare e Ermir Dobjanit në krye të Avokatit të Popullit, do të ndihmojë edhe homologun e tij kosovar për të krijuar një institucion ku çdo qytetar mund të gjeje mbështetje për ankesat e tij. Madje këto të fundit, do të jenë reciproke mes dy avokatëve të popullit shqiptar, e cila do të krijojë lehtësi për të zgjidhur problematikën e ankesave. Ndërkohë, në vizitën e tij zyrtare avokati i Kosovës, Kurteshi do të zhvillojë edhe një takim më presidentin Bamir Topi, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo dhe kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj.