PS: Berisha pasurohet në kurriz të shqiptarëve të varfër
Deputeti i rizgjedhur Taulant Balla deklaroi se është e turpshme që ky kryeministër të shtiret si varfanjak. “Berisha deklaron se banon në një apartament të vjetër dhe që mbahet vetëm me rrogën e vet dhe të bashkëshortes, në një kohë kur të gjithë qytetarët e dinë që ai jeton ne një apartament luksoz, në një pallat luksoz”, theksoi Balla.
“Ajo që i karakterizon të gjithë këta hajdutë, është fakti që superpasuritë janë të regjistruara në emër të fëmijëve dhe bashkëshorteve. Kështu, kryeministri ka për bir ndërmjetësuesin, apo siç thuhet në gjuhën e përditshme, sekserin më të pasur në Shqipëri. Ky ka deklaruar se shumat e mëdha që ka në llogaritë e tij i ka fituar falë ndërmjetësimeve. Ne vitin 2008, duke punuar si sekser, ai thotë se ka fituar 82.882 euro”, deklaroi Balla.
Taulant Balla theksoi se Partia Socialiste së bashku me qytetarët do të synojë t’i shkurtojë ditët këtij pushteti ilegjitim, siç e cilësoi ai, që po pasurohet në kurriz të varfërisë së shqiptarëve.