E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Berisha po e fut vendin në kolaps ekonomik Nga TemaDeputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është shprehur dje se, kryeministri Berisha me veprimet e fundit është duke e futur vendin në një kolaps ekonomik. Sipas tij, qeveria ka konfirmuar se

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

PS: Berisha po e fut vendin në kolaps ekonomik Nga TemaDeputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është shprehur dje se, kryeministri Berisha me veprimet e fundit është duke e futur vendin në një kolaps ekonomik. Sipas tij, qeveria ka konfirmuar se arka e shtetit është bosh, çka ka bërë që të ndryshohet niveli i deficitit. “Qeveria dhe Sali Berisha vendosën të ndryshojnë nivelin e deficitit në buxhet, duke konfirmuar edhe njëherë se arka e shtetit është bosh, duke marrë përsëri, gjithnjë e më shumë, pará borxh”, - tha Braçe. Deputeti i PS tha se qeveria po blen borxh me interes në rritje tejet të lartë nga banka të nivelit të dytë, pikërisht në depozitat e qytetarëve, duke rrezikuar stabilitetin financiar të vendit. “Duke blerë borxh, me interes në rritje e tejet të lartë nga bankat e nivelit të dytë, rritja e depozitave të parave të qytetarëve në to është ngasja e pafund e Sali Berishës për të marrë tamam aty pará për arkën e shtetit bosh, duke rrezikuar stabilitetin makroekonomik e financiar të vendit, thellim të krizës me pasoja të rënda për çdo familje”, - pohoi përfaqësuesi i selisë rozë. Braçe ka kritikuar ashpër edhe Guvernatorin e Bankës, Adrian Fullani, i cili, pavarësisht situatës, hesht në mënyrë skandaloze. “Nën heshtjen skandaloze të Guvernatorit, që është kthyer në shami mode në xhepin e kostumit të shtrenjtë të Sali Berishës, qeveria dhe Sali Berisha vendosën të marrin sërish borxh: Jo për rrogat e dhjetorit, as për të kompensuar gjysma gjasme-shpërblimesh, asfare për të paguar pagat e prapambetura për më të varfrit: invalidët, të papunët. Qeveria dhe Sali Berisha vendosën të marrin sërish borxh për faturën e borxheve elektorale që u përpinë në skemën kriminale të Sokol Olldashit përbërë nga qindra kantiere vizuale, por pa vepra.
Për faturën e tenderëve të korruptuar, ku zyrtarët e qeverisë kanë hisen e tyre, si kosto shtesë në çdo tender, kthyer tashmë në element thelbësor në Republikën e ryshfetit që Sali Berisha administron”, - u shpreh Braçe. Ky i fundit ka përmendur rastin e blerjes së 300 automjeteve me një vlerë prej 5.3 milionë dollarësh, në një kohe krize për qeverinë, ndërsa janë konstatuar shkelje të shumta, të cilat të bëjnë të dyshosh për korrupsion.

Meksi: Situata e vështirë ekonomike e vendit, për shkak të keqqeverisjes

Situata e vështirë ekonomike, në të cilën ndodhet vendi, nuk është shkaktuar nga kriza globale, por nga keqqeverisja. Kështu është shprehur deputetja e PS, Ermelinda Meksi, e cila ka denoncuar politikën e gabuar të kësaj qeverie në fushën e ekonomisë.
Sipas Meksit, deficiti buxhetor gjatë këtij viti është rritur, ndërsa rritja ekonomike nuk është ajo që pretendohet. “Të ardhurat buxhetore si 11-mujor, kundrejt vitit të kaluar janë rritur vetëm prej 2.2%, kurse deficiti buxhetor është rritur 2.94 herë, duke arritur, jo 3,9% të PPB, siç pretendon kryeministri, po rreth dy herë më shumë. Kjo do të thotë se rritja e të ardhurave buxhetore 2,1%, kur rritja e inflacionit është 2,3%, i dedikohet vetëm rritjes së çmimeve, duke përgënjeshtruar qeverinë për rritjen e pretenduar ekonomike prej saj në nivelin 5-6%, por 0%, madje më pak se 0”, - tha Meksi.
Kjo e fundit, duke iu referuar Bankës së Shqipërisë, tha se, “të dhënat më të fundit të zhvillimeve në ekonominë e brendshme tregojnë për një ngadalësim të aktivitetit ekonomik. Kjo dëshmohet nga një sërë treguesish të publikuar gjatë muajit nëntor, si: ecuria e ngadaltë e rritjes së indekseve të shitjeve me pakicë; të dhënat e ekonomisë së jashtme, të cilat vijojnë të karakterizohen nga ulja e eksporteve; performanca e treguesve fiskalë, të cilët duken të jenë nën nivelin e planifikuar; dhe frenimi i kreditimit si pasojë e rënies së kërkesës për të”. Meksi tha se qeveria duhet të marrë urgjentisht masa, të cilat janë formuluar pak ditë më parë edhe në Rezolutën e PS, me qëllim daljen e vendit nga kjo krizë e rëndë. “PS tërheq vëmendjen e opinionit publik se, mazhoranca, në vend të masave për frenimin e rënies të mëtejshme ekonomike, ka ndërmarrë një sulm të paprinciptë ndaj kujtdo që është në oponencë me të. Ne mendojmë se çdo vonesë në pranimin e gjendjes reale, si dhe mosmarrja e masave përkatëse efektive, të cilat PS i ka formuluar në Rezolutën e saj, do të ketë një kosto akoma më të madhe për ekonominë dhe popullin shqiptar. Mungesa e vizionit për daljen nga kjo gjendje e rëndë ekonomike nuk mund të zëvendësohet me atakimin e opozitës dhe të kujtdo që kërkon rrugëzgjidhjen e problemeve ekonomike, me të cilat po ndeshet vendi”, - përfundoi Meksi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›