E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, gjendet trupi i pajetë i një foshnje

Është gjetur trupi i pajetë i një foshnje të braktisur në bregun lumit Drin, mbrapa maternitetit të qytetit të Lezhës. Foshnja ka qenë e sapolindur dhe është gjendur nga banorët e zonës, të cilët kanë bërë dhe denoncimin në polici. 

LEZHE- Trupi i një foshnje të pajetë është gjetur mbasditen sotme, rreth orës 16, në breg të lumit Drin mbrapa maternitetit të qytetit të Lezhës. Foshnja e sapolindur, është gjetur nga banorët e zonës, të cilët kanë bërë edhe denoncimin në polici. Në vendngjarje ka arritur një grup ekspertësh, të cilët kanë filluar menjëherë hetimet për gjetjen e prindërve të foshnjes. Kohët e fundit kanë qenë të shumta rastet kur fëmijë të ardhur në jetë nga marrdhënie paramartesore kanë patur fatin e keq të braktisen sapo ata janë lindur. Rasti i fundit ishte në Porto Romano, ku një foshnje e seksit femër u gjet e braktisur. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›