Tahiri: Prokuroria të rihapë dosjet e ministrave
Socialistët kanë apeluar sërish ndaj prokurorisë që të rihapë dosjet që akuzohen dy ministrat e qeverisë "Berisha": Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu. Deputeti Saimir Tahiri theksoi se
"Partia Socialiste i bën thirrje prokurorisë të rihapë menjëherë dosjen ‘Durrës-Kukës‘, të kërkojë heqjen e imunitetit e të marrë para përgjegjësisë penale shtetasin Lulzim Basha e Sokol Olldashi për korrupsionin gjoja patriotik të kësaj rruge, si dhe të nisë hetimet e menjëhershme për shembjen e tunelit të Thirrës, duke nxjerrë përgjegjësitë përkatëse. I bëjmë thirrje Prokurorisë të rikërkojë menjëherë heqjen e imunitetit për shtetasin Fatmir Mediu, për tragjedinë njerëzore e materiale të Gërdecit".