E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha rrënoi sistemin shëndetësor



Partia Socialiste akuzon Kryeministrin e vendit, Sali Berisha si shkaktarin kryesor të gjendjes së vështirë të sektorit të shëndetësisë. Sekretari për Programin në PS-së, Ilir Beqja tha se Berisha jo vetëm që shkeli premtimet e bëra, por e shkatërroi edhe më shumë sistemin shëndetësor në Shqipëri. “Sot, pas 1040 ditësh qeverisje, kemi një një sistem shëndetësor jo formal, të pabarabartë, të padrejtë, të pabesueshëm dhe të pa administruar.
Shqiptarët për ditë e më shumë po e kuptojnë që ka vetëm një përgjegjës për këtë situatë. Ai është Kryeministri i vendit. I rrethuar me paaftësi dhe i zhytur në korrupsion, para shëndetit të shqiptarëve, ai vendos intersat e mbijetesës së çetës së tij dhe ushqen interesat e grupeve të errëta që i sillen rrotull. Edhe i famshmi buxhet suplementar nuk ka asnjë qindarkë për të garantuar furnizim normal me ilaçe, për të garantuar sterilitet në sallat e operacioneve apo për të garantuar furnizim me ujë të pijshëm në spitale”, tha Beqja.

16 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›