E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Berisha shkel ligjin, gënjen pensionistët

Ilir Beqja në emër të PS deklaroi se qeveria nuk po zbaton ligjin dhe nuk po u jep pensionistëve cfarë u takoi për këtë vit. Ai akuzoi Berishën se deklarimet e kreut të qeverisë për reforma në pensione janë thjesht demagogji 

TIRANE-Partia Socialiste ridenoncoi sot publikisht shkeljet që sipas tyre ka bërë Qeveria me legjislacionin e pensioneve.
Ilir Beqja në emër të PS deklaroi se qeveria nuk po zbaton ligjin dhe nuk po u jep pensionistëve cfarë u takoi për këtë vit. Ai akuzoi Berishën se deklarimet e kreut të qeverisë për reforma në pensione janë thjesht demagogji. “Është kjo qeveri, që në mënyrë të përsëritur, nuk ka zbatuar afatet e indeksimit të pensioneve, nuk i jep çfarë u takon ish – ushtarakëve dhe se nuk indekson sa përcaktimet ligjore trajtimin e veçantë të ish – minatorëve”.

Sipas Beqjas, mosmiratimi i koeficienteve të indeksimit të bazës së vlerësimit vjetor, individual, për llogaritjen fillestare të pensioneve, cënin në mënyrë të drejtpërdrejtë të gjithë mbi 6 mijë pensionistët e qytetit të dalë në pension nga janari i këtij viti. “Kështu, qeveria e Sali Berishës... nuk qe e aftë të përmirësojë nivelin e jetesës së pensionistëve, por, nuk u jep këtyre të fundit as çfarë u njeh ligji” .
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›