Cilët janë 11 olimpistët
Shqipëria do të përfaqësohet për të gjashtën herë në Lojërat Olimpike, që zhvillohen në Pekin nga data 8-24 gusht. Pas 5 pjesëmarrjeve olimpike, në përfaqësimin e saj të 6-të në Lojërat Olimpike "Pekin 2008" Shqipëria shkon me delegacionin më të madh olimpik. Janë 11 sportistë që do të përfaqësohen në këto lojëra, nga të cilët 7 shkojnë me kualifikim dhe 4 prej tyre me ftesa si sportistët më të mirë në vend.
Dorian Çollaku
Datëlindja 02.06.1977
Vendlindja Tiranë
Sporti Atletikë (hedhje çekiçi)
Gjatësia 184cm
Pesha 115kg
Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me kualifikim të kategorisë B me rezultatin 75.20m
Objektivi në "Pekin 2008": Objektivi të shkojë në shifrat e rekordit kombëtar 76.96m
Klodiana Shala
Datëlindja 22.08.1979
Vendlindja Tiranë
Sporti Atletikë (400m)
Gjatësia 163cm
Pesha 51kg
Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me ftesë si sportistja më e mirë femër
Objektivi në "Pekin 2008": Kalim i turit të parë kualifikues, përmirësim të rezultatit personal
Sahit Prizreni
Datëlindja 23.02.1983
Vendlindja Kukës
Sporti Mundje (stil i lirë)
Gjatësia 165 cm
Pesha 62kg
Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me kualifikim i 3-ti në Kampionatin Botëror Baku Azerbajxhan
Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikim në 5-shen më të mirë të peshës 60kg në olimpiadë
Elis Guri
Datëlindja 6.07.1983
Vendlindja Shkodër
Sporti Mundje (stil klasik)
Gjatësia 188cm
Pesha 96kg
Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me kualifikim i 7-ti në Kampionatin Botëror Baku Azerbajxhan
Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikimi në 5-shen më të mirë të peshës 96 kg në olimpiadë
Rovena Marku
Datëlindja 21.05.1987
Vendlindja Shkodër
Sporti not (50m stil i lirë)
Gjatësia 172cm
Pesha 58kg
Pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare "Almeria 2005".
Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me ftesë si sportistja më e mirë femër
Objektivi në "Pekin 2008": Përmirësimi i kohës me 28"70
Sidni Hoxha
Datëlindja 6.01.1992
Vendlindja Shkodër
Sporti Not (stil i lirë)
Gjatësia 188cm
Pesha 63kg
Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me ftesë si sportisti më i mirë mashkull
Objektivi në "Pekin 2008": Përmirësimi i kohës 25"70
Romela Begaj
Datëlindja 2.11.1986
Vendlindja Tiranë
Sporti Peshëngritje
Gjatësia 163cm
Pesha 58kg
Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me kualifikim individual si Kampione Europe në shkëputje dhe nënkampionë ne dygarësh Kampionati Europian Itali 2008
Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikimi në 8-shen më të mirë të peshës 58 kg
Gerti Trasha
Datëlindja 31.01.1988
Vendlidnja: Elbasan
Sporti Peshëngritje
Gjatësia 165cm
Pesha 69kg
Pjesëmarrja në Pekin 2008": Më kualifikim ekipor nga Kampionati Europian Itali 2008
Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikimi në 8-shen më të mirë të peshës 69 kg
Erkand Qerimaj
Datëlindja 10.08.1988
Vendlindja Shkodër
Sporti Peshëngritje
Gjatësia 165cm
Pesha 77kg
Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me kualifikim ekipor nga Kampionati Europian Itali 2008
Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikimi në 8-shen më të mirë të peshës 77 kg
Lindita Kodra
Datëlindja 11.05,1962
Vendlindja Kukës
Sporti qitje (25m pistoletë sportive dhe 10m pistoletë ajri)
Gjatësia 160cm
Pesha 80kg
Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me kualifikim individual si kampione e Europës Granda Spanjë 2007
Objektivi në "Pekin 2008": Në pistoletë sportive grumbullimi i 580-583 pikë dhe klasifikimi në 8-10 vendet e para. Në pistoletë ajri grumbullimi i 382 pikëve dhe klasifikimi nga vendi 15-20.
Edmond Topalli
Datëlindja 22.01.1980
Vendlindja Shkodër
Sporti Xhudo
Gjatësia 175cm
Pesha 81kg
Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me ftesë si sportisti më i mirë
Objektivi: Pjesëmarrje dinjitoze me arritjen e fitimit të ndonjë takimi.
Bajramaj, olimpistja kosovare luan Gjermaninë
Lojërat Olimpike “Pekin 2008” nisën dy ditë para ceremonisë zyrtare të hapjes, më 8 gusht, me futbollin e femrave. Brazili e Gjermania, dy nga ekipet më të mira në botë në futbollin e femrave e mbyllën takimin pa gola (0-0), pavarësisht se prodhuan një futboll me ritëm. Kosovarja Fatmire Bajramaj, e cila mbron ngjyrat e Gjermanisë në Olimpiadën e Pekinit, hyri në fushë në minutën e 63-të.
Noviciki
Basketbollisti Dirk Novitzki, superylli gjerman i cili luan në kampionatin amerikan, NBA, do të mbajë flamurin gjerman në ceremoninë e hapjes në stadiumin kombëtar të Pekinit, duke qenë kështu basketbollisti i parë gjerman që mban flamurin në Lojërat Olimpike. Novicki ka qethur flokët shumë shkurt, ku dallohen qartë në anën e majtë të kokës pesë rrathët olimpikë.
Federer
Tenisti i njohur Roxher Federer ka nderin e madh të mbajë flamurin për herë të dytë në Lojërat Olimpike. Ylli botëror do të udhëheqë ekipin olimpik të Zvicrës në “Folenë e zogut”, siç thirret ndryshe stadiumi kombëtar i Pekinit.
SHBA, rekord medaljesh të arta
Nga “Athinë 1896” e deri te “Athinë 2004”, Lojërat e fundit Olimpike të përfunduara deri tani, sportistët amerikanë kanë fituar 901 medalje ari. Rekord!. Shtetet e Bashkuara janë qartësisht kombi me i suksesshëm në Lojërat Olimpike Verore.
Amerikanët kanë 375 medalje ari më shumë se rusët (526), të cilët renditen të dytët. Kina organizatore e “Pekin 2008” renditet e 11-ta në botë përsa i përket medaljeve të arta, më 112 të tilla, dy më pak se Japonia e vendit të dhjetë (114)
Dhjetë të parat
Shteti Ar Argj. Bronz
1. SHBA 901 697 605
2. Rusia 526 437 410
3. Gjermania 379 408 444
4. Anglia 194 247 240
5. Franca 192 200 219
6. Italia 187 152 167
7. Hungaria 157 138 158
8. Suedia 145 154 172
9. Australia 119 122 148
10. Japonia 114 106 115
Protesta dhe arrestime në Pekin
Ditë protestash para nisjes së Olimpiadës. Tre qytetarë amerikanë manifestuan në sheshin “Tiananmen”, duke protestuar kësaj radhe jo në mbrojtje të drejtave të njeriut, por politikën e kontrollit të lindjeve që mban qeveria kineze. Përpara se të bllokoheshin nga policia, manifestuesit hodhën slogane kundër autoriteteve.
Qeveria kineze ndaloi gjithashtu me forcë kundër aktivistëve të huaj, të cilët kanë dalë në mbrojtje të Tibetit. Dy britanikë e dy amerikanë ekspozuan banderola me fjalët “Tibeti i lirë” pranë stadiumit kombëtar të Pekinit.
7 Gusht 2008