E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ KiE: Situata e krijuar në KQZ është shqetësuese. Zgjedhjet e 23 qershorit, vendimtare (VIDEO)

kie1Raportuesit e  Këshillit të Europës, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco, të cilët ishin në Tiranë këto ditë, janë shprehur të shqetësuar me situatën e krijuar në KQZ. Ata thanë se partitë politike duhet ta zgjidhin situatën e krijuar.

Vizita jonë ka përkuar me situatën e krijuar në KQZ. Duhet të jetë një institucion i pavarur dhe i paanshëm, pasi ka rol edhe në zhvillimin e zgjedhjeve të tilla. Partitë i nxisim të zgjidhin çrregullimin në funksionimin e KQZ.

Nuk na takon ne të merremi me rrethanat që kanë çuar në këtë problem. Partitë presin nga ne rolin e arbitrit, por ne shohim situatën,  e cila nuk është e kënaqshme, është shqetësuese. I takon politikës shqiptare të bëjë zgjidhjet e duhura, tha Jonathan Evans gjatë një konference shtypi.

Sipas tij, zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë vendimtare për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Këto zgjedhje janë vendimtarë për vazhdimin e monitorimit, por edhe për statusin e Shqipërisë në BE. Këtë ia kemi bërë të ditur të gjithë politikanëve që kemi takuar, tha Evans./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›