21 Janari, KiE raport: Politika të bashkëpunojë me hetimet e Prokurorisë
TIRANE-Forcat politike shqiptare duhet të bashkëpunojnë me hetimin e Prokurorisë së Përgjithshme mbi dhunën në demonstratën e 21 janarit në Tiranë. Ky është rekomandimi i Komisionerit për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Thomas Hammarberg gjatë prezantimit të raportit special pas një vizite tre-ditore në Tirane.
“Duhet një hetim tërësor, i paanshëm dhe i besueshëm mbi shkeljet e të drejtave të njeriut që ndodhën në Tiranë në 21 janar” –deklaroi Komisioneri i Larte Europian.
“Është e domosdoshme që personat përgjegjës për aktet e dhunshme të japin llogari për to. Kjo është e rëndësishme si për të vendosur drejtësinë ashtu edhe për të parandaluar dhunën në lidhje me demonstratat dhe protestat politike në të ardhmen” deklaroi Komisioneri.
Ndërkaq Komisioneri i Larte europian ka mirëpritur faktin që grupimet kryesore politike ne Tiranë i deklaruan se Prokuroria e Përgjithshme është organi përgjegjës për hetimet. Megjithatë, ai vërejti me keqardhje se ka pasur deklarata publike kritike kundër Prokurores së Përgjithshme.
“Të dy grupimet politike dhanë përshkrime jashtëzakonisht të ndryshme mbi atë çka ndodhi në 21 janar”,-thuhet në raportin special te komisionerit per vizitën në Tiranë.
“Polarizimi i skajshëm politik e bën veçanërisht të vështirë dhe delikate detyrën e Prokurorisë së Përgjithshme. Është e rëndësishme që gjithsecili të shmangë ndërhyrjet në hetimet që kanë nisur dhe që autoritetet përkatëse, duke përfshirë dhe policinë, të bashkëpunojnë në mënyrë te plotë dhe në kohën e duhur me prokurorinë” –theksohet ne raport. Komisioneri
Hammarberg vëren se asistenca teknike e ofruar nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara ndaj Prokurorisë së Përgjithshme duket se ka pasur kontribut të konsiderueshëm. Ai sygjeron në raportin e tij që komuniteti ndërkombëtar të vazhdojë t’u përgjigjet pozitivisht kërkesave për asistencë në këtë kontekst.
(d.b/NEWS24/BalkanWeb)