E Diel, 1 Nëntor 2026

Hagë, nisi gjyqi ndaj Radovan Karaxhic

HAGë- Nisi gjyqi ndaj ish-liderit të Bosnjes Radovan Karaxhic, ku paraqitet dhe dëshmitari i parë. Ai do të jetë Ahmet Zulic, i cili ka qenë i burgosur në një kamp serb në veri perëndim të Bosnjës. Në fakt Zulic është një dëshmitar që ka folur në tre gjyqe të ndryshme në Hagë dhe ka dëshmuar dhe në gjyqin ndaj ish presidentit jugosllav Slobodan Miloshevic. Dëshmia e tij në gjyqin ndaj Karaxhic do të zgjasë rreth një orë. Karaxhic vazhdon të vetëmbrohet në këtë gjyq edhe pse gjykata e Hagës i caktoi një avokat mbrojtës. Karaxhic përballet me 11 akuza për krime lufte e genocid në luftën e Bosnjës në vitet 92-95.

Akuza kryesore ndaj Karaxhic ka të bëjë me urdhërimin e masakrës së Srebrenicës ku gjetën vdekjen 8000 burra e djem myslimanë. Gjyqi ndaj liderit serb të Bosnjës që po zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të luftës për ish-Jugosllavinë, në Hagë, mendohet të zgjasë më shumë se një vit dhe nëse vendimi shkon në apel, mund të përfundojë në 2013-ën.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›