E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS protestë në aksin Shkodër-Koplik

TIRANë- është zhvilluar pasditen e sotme në rrugën nacionale që lidh Shkodrën me Koplikun protesta e rradhës me mbështjetjen e deputetëve të Partisë Socialiste. Përreth 30 minuta, banorët e disa fshatrave kanë bllokuar rrugën nacionale. Në protestë merrnin pjesë banorë të fshatrave Bajzë, Gruemirë dhe nga Kopliku. Protestuesit janë shprehur të pakënaqur për vlerësimet e bëra, si dëmshpërblime për tokat ku ju kalon rruga.

Banorët e këtyre zonave kanë ngritur si problem tjetër edhe shtrenjtimin e faturave së energjisë elektrike. Banorët protestues janë shprehur se faturat e reja të energjisë janë të papërballueshme dhe ata duhet të heqin bukën e gojës për të paguar energjinë.

Protesta e banorëve të këtyre zonave të Veriut të vendit u mbështet nga deputetët e qarkut Shkodër, Tom Doshi, Astrit Beci e Ilir Beqja.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›