E Shtunë, 31 Tetor 2026

TPI: Gjykimi për Sheshelj fillon më 12 janar

HAGË- Procesi i liderit ultranacionalist serb Vojisllav Sheshelj, i pezulluar më 11 shkurt, do të rifillojë më 12 janar, njoftoi sot Gjykata Penale Ndërkombëtare, TPI, për ish-Jugosllavinë.
"Gjykata vendosi t'i jap fund shtyrjes së seancave dëgjimore të dëshmitarëve që kanë mbetur dhe urdhëroi rifillimin e seancave", bëri të ditur TPI-ja në një komunikatë.
Vojisllav Sheshelj, i cili drejton që nga qelia në Hagë Partinë Radikale Serbe, SRS, ultranacionaliste, është dënuar më 24 korrik me 15 muaj burg sepse ka zbuluar në një libër idenitetin e dëshmitarëve të mbrojtur.

Procesi i tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Bosnje dhe në Kroaci në periudhën 1991-1994 është ndërprerë më 11 shkurt me kërkesën e prokurorit, i cili ishte i shqetësuar për sigurinë e dëshmitarëve.
Njëmbëdhjetë dëshmitarë të akuzës kanë mbetur për t'u dëgjuar nga gjykata.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›