Topi mesazh ngushëllimi familjes së Agim Qirjaqit
TIRANE- Mesazh ngushëllimi nga presidenti i Republikës Bamir Topi për familjen e aktorit, regjisorit dhe pedagogut të njohur Agim Qirjaqi i cili u nda dje nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.
Kreu i shtetit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit Agim Qirjaqi.
“Me hidhërim të madh mësova për ndarjen e parakoshme nga jeta të njeriut tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm! Në këto çaste fatkeqësie dhe dhimbjeje të thellë për humbjen e të dashurit Agim, dëshiroj t’ju gjendem shpirtërisht pranë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta!” thuhet në mesazhin e zotit Topi, të publikuar nga zyara e medias pranë presidencës
Presidenti vlerëson më tej figurën e Qirjaqit, si “njeriu, i cili ia përkushtoi jetën me altruizëm e profesionalizëm familjes, aktrimit si dhe vlerave më të spikatura qytetare.”
“Duke qenë i bindur se i ndjeri Agim Qirjaqi, rolet dhe vepra e tij në tërësi do të vazhdojnë të mbeten përgjithmonë të gdhendura në piedestalin e skenës dhe kinematografisë shqiptare si dhe kujtesën e artdashësve, më lejoni edhe një herë të ndaj me ju dhimbjen e parrëfyer njerëzore!” – thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Kreut të shtetit.
(s.g/BalkanWeb)