Rama, Berishës: Dialog ose protesta
Dialog pozitë-opozitë ose protesta në të gjithë Shqipërinë për kartat e identitetit. Një ditë pas largimit nga Parlamenti, socialistët bëjnë një tjetër propozim për të zgjidhur krizën politike për elementin kyç që garanton moskontestimin e zgjedhjeve. Kreu i PS-së, nga selia rozë, kërkoi dje dialog mes qeverisë dhe opozitës për të arritur në zgjidhjen e duhur që garanton të gjithë shtetasit shqiptarë që të pajisen me dokumentin e identifikimit para datës së zgjedhjeve. Ashtu siç janë gati për dialog, socialistët shprehen se janë të gatshëm që të protestojnë në të gjithë Shqipërinë nëse vijojnë të shohin tentativa nga mazhoranca për të mos bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme. "Ne e dimë se si zgjidhet kjo krizë paaftësie e papërgjegjshmërie, nëse Sali Berisha nuk ka qëllimin e mbrapshtë të manipulimit të zgjedhjeve. Ne jemi gati të ulemi për ta zgjidhur këtë nyje që rrezikon të mbysë zgjedhjet, por jemi po ashtu gati të ngrihemi në të gjithë Shqipërinë nëse ata që e sollën procesin deri në këtë pikë të hallit duan ta mbajnë pushtetin pa zgjedhje të lira e të ndershme të standardeve euroatlantike", u shpreh kryesocialisti Edi Rama.
Me këmbëngulje, Rama lëshoi sërish një apel në adresë të Kryeministrit Sali Berisha. "Apeli im për Kryeministrin, u shpreh Rama, është të dëgjojë kambanat e alarmit që bien për të, sepse mbi të është barra e përgjegjësisë për të garantuar zgjedhjet, duke garantuar votën e çdo qytetari e qytetareje të këtij vendi dhe mbi të do të bjerë e gjithë përgjegjësia historike për një dështim të zgjedhjeve që askush nuk e dëshiron.
Sakaq, Rama konstatoi se vendi ndodhet në një krizë ekonomike, ndaj detyrimi i partive politike është të shmangnin edhe krizën ekonomike. Detyrimi për të mundësuar që çdo shqiptar të votojë mund të vijë vetëm duke hequr taksën e votës. "Kriza ekonomike është mes nesh, në çdo familje e sipërmarrje shqiptare. Kriza politike duhet shmangur prej nesh, me angazhimin e të dyja palëve dhe mospërjashtimin e asnjë qytetari shqiptar nga procesi zgjedhor. Do apo s‘do qeveria, në këtë vend janë qindra mijëra familjet që nuk e përballojnë dot taksën e votës dhe askush nuk mund të mbetet pa votuar, sepse nuk e paguan dot për kartën e tij të identitetit", nënvizoi Rama. Në këtë pikëpamje, Rama sqaroi se opozita doli nga Kuvendi jo për ta bojkotuar atë, po për të rritur nivelin e shqetësimit publik për dështimin që kërcënon zgjedhjet ngaqë Kryeministri vazhdon t‘u mohojë të drejtën e votës qindra mijëra qytetarëve, duke bërë shurdhin ndaj kambanës së alarmit tonë për pasojat katastrofike të taksës së votës.
Referuar krizës ekonomike, kreu socialist deklaroi se Berisha vazhdon ta mohojë atë, edhe pse shkarkoi drejtorin e Doganave për rënien e të ardhurave nga doganat. Rënie që sipas Ramës është si pasojë e krizës ekonomike. "Të cilën Kryeministri vazhdon ta mohojë, duke e qeverisur Shqipërinë si pronar i një firme piramidale dhe duke bërë shurdhin ndaj kambanës së alarmit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Njësoj si në vitin famëkeq 1996", theksoi kryesocialisti.
Refuzimi
PD i përgjigjet negativisht Ramës
Ftesa e Edi Ramës drejtuar mazhorancës për t‘u ulur në një tryezë të përbashkët për të zgjidhur çështjen e kartave të identitetit, nuk ka gjetur terren të përshtatshëm. Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri, u shpreh vetëm pak minuta më pas se kjo parti është kundër një nisme të tillë, duke theksuar se qeveria nuk merr përsipër të zgjidhë panikun e Edi Ramës. Sipas Xhaferrit, opozita ndodhet në një situatë të vështirë, dhe kjo u duk edhe nga qëndrimi i fundit në sallën e Parlamentit. "Deklaruan se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, edhe sikur të ketë mbetur vetëm një person pa kartë identiteti", u shpreh ai. Qëndrimi i Xhaferrit është mbështetur edhe nga zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, e cila deklaroi se "Rama zgjodhi ditën kur vetë mori 19 leje ndërtimi për të derdhur lot për krizën ekonomike". Sipas zëdhënëses së PD-së "Rama as me deklaratat që bën e me asgjë tjetër s‘do mund të mbrosh e të heqësh vëmendjen nga karteli i mafies së ndërtimit që ti drejton". Kundër uljes në një tryezë me opozitën për çështjen e kartave u shpreh dje edhe deputeti i PDR-së, Tritan Shehu, i cili theksoi se diskutimet për këtë çështje duhet të bëhen në komision ‘ad hoc‘ që është ngritur nga Parlamenti. Shehi kritikoi opozitën për mungesat e pajustifikuara në komision, duke zvarritur mbledhjet nga dita në ditë.
Blushi:
Qeverinë do mund ta
largojmë me votën e lirë
Anëtari i Kryesisë së PS-së, Ben Blushi, deklaroi dje në një takim në Korçë se qeveria aktuale do të largohet me votën e lirë dhe askush nuk mund të prekë apo dëmtojë procesin zgjedhor. "Qeverinë e Shqipërisë do ta ndryshojmë me votat tona të lira, të ndershme dhe që askush nuk do të guxojë t‘i prekë më 28 qershor. Më 28 qershor do të shkojmë për të votuar për veten tonë, do të shkojmë të votojmë kundër varfërisë, papunësisë, mjerimit, mizerjes, kundër gjithçkaje që sot na mungon", u shpreh Ben Blushi. Duke folur për programin qeverisës të Partisë Socialiste, Blushi vuri në dukje se, nëse ka një çështje të madhe që e majta do ta marrë seriozisht, nga dita e parë kur vjen në pushtet, është punësimi i njerëzve. "E kam zgjedhur lagjen 6 të Korçës, për shkak se në të, varfëria është më e madhe dhe papunësia në masë, ndërkohë që edhe në qytetin e Korçës, këto fenomene janë shumë të prekshme", shtoi më tej zyrtari i PS-së. "Në këtë lagje, në 2005, është zgjedhur deputet ministri i Financave të Shqipërisë, tha Blushi, i cili është deputeti i juaj dhe ministri i Financave është deputet në zonën më të varfër të Shqipërisë". Blushi fajësoi qeverinë shqiptare për nivelin e lartë të papunësisë në Korçë, ku një në tre burra është i papunë.