Arrestohet 24 vjecari, abuzoi me një 11 vjecare
Ka qënë vetë 11 vjeçarja e cila ka treguar për këto ngacmime të vazhdueshme shoqes së vet të klasës, e me pas qënë kjo e fundit që i ka rrëfyer gjithçka mësueses kujdestare, derisa problemi ka mberritur deri ne polici
POGRADEC-Kryente vepra të turpshme me minorenen, përfundon në pranga një i ri nga Pogradeci. Ngjarja shokuese është zbuluar nga mësuesit e një shkolle 9- vjeçare ne kete qytet. 25 vjeçari Stavri Thana nga Pogradeci, është i prangosuri nën akuzën e “veprave të trupshme” me një vajzë 11 vjeçare nxënëse në klasën e pestë. Ka qënë vetë 11 vjeçarja me inicialet I.M. e cila ka treguar për këto ngacmime të vazhdueshme shoqes së vet të klasës, e me pas qënë kjo e fundit që i ka rrëfyer gjithçka mësueses kujdestare, derisa problemi ka mbrritur dhe tek drejtori i shkollës. Ky fundit ka njoftuar policinë e komisariatit të Pogradecit, por njëherësh dhe prindërit e vogëlushes. Rreth orës 19.30 të mbrëmjes të të premtes ka mbritur në polici dhe denoncimi i vajzës i shoqëruar natyrisht edhe nga prindërit e saj por dhe nga mësuesit. Me lot në sy dhe mjaft e traumatizuar nxënësja në kalsën e pestë ka treguar se si fqinji i saj i rritur e merrte në shtepi dhe e zhvishte duke e ngacmar seksualisht. Pas kontrollit që mjekët e spitalit të Pogradecit kanë kryer me vajzën rezulton se abuzuesi i saj nuk ka kryer mardhënie intime, por ka abuzuar në forma të ndryshme me të miturën. Pas denoncimit policia lokale e Pogradecit ka bërë të mundur arrestimin e Thanës i cili në ato momente ndodhej në shtëpinë e tij. I riu fillimisht ka tentuar ta mohojë këtë mardhënie, por vetëm pas pak orësh ka rëfyer se si ngacmonte vogëlushen. Sipas të dhënave zyrtare të policisë i arrestuari i saj ka qënë edhe më parë i dënuar për “marrdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
(d.b/News24/BalkanWeb)