PS: Cmimet rritencdo ditë, manipulimi iINSTAT nuk e fsheh dot
TIRANë- Partia Socialiste ka reagur sërish për shtrenjtimin e jetës së qytetarëve shqiptarë. Sipas deputetit socialist, Ilir Beqja megjithë manipulimin e shifrave reale të ekonomisë nga INSTAT, qeveria Berisha nuk mund të fshehë të vërtetën.
"Të dhënat zyrtare raportojnë se disa zëra të rëndësishëm jetese janë shtrenjtuar deri në dyfishim, krahasuar me një vit më parë" theksoi Beqja gjatë një deklarate për mediat.
"Frutat janë shtrenjtuar 10 për qind ndërsa perimet 11 për qind. Sheqeri dhe nënprodukte të tij janë shtrenjtuar 12 për qind, energjia elektrike 13 për qind, uji i pijshëm 26 për qind, shërbimet spitalore 13 për qind, shërbimet mjekësore, paramjekësore dhe dentare janë shtrenjtuar 52 për qind", tha Beqja.
Këto të dhëna, sipas tij, "janë prova më e qartë se shqiptarët që janë në punë apo marrin përfitime sociale, jetojnë më keq se një vit më parë".
Beqja shprehu shqetësimin edhe për shtrenjtimin e afërt të jetesës, pasi "buka po shtrenjtohet ditë pas dite, ndërsa në shtator telefonia fikse do të shtrenjtohet dyfish".
(e.n/BalkanWeb)