E Diel, 1 Nëntor 2026

Ora 18.50 / Shpëtim Idrizi: Pjesëmarrja e madhe, tregon ndryshimin e madh

Kandidati për deputet për Partinë Socialiste, në qarkun e Vlorës Shpëtim Idrizi është shprehur optimist për fitoren e ndryshimit të madh, nisur nga fakti i pjesëmarrjes së shumtë të qytetarëve në këto votime. Ai e ka cilësuar këtë një ditë të madhe të ndryshimit, duke veçuar faktin se deri në këto momente rezultati i votuesve ka arritur në 50%, që sipas Idrizit kjo është një pjesëmarrje e jashtëzakonshme për Vlorën, krahasuar me vitet e mëparshme, ku kanë marrë pjesë 35% e tyre. Ndër të tjera, Shpëtim Idrizi ka ftuar të gjithë qytetarët vlonjatë që të shkojnë të votojnë ndryshimin e madh. Jam i bindur edhe nga teoritë elektorale se votat janë për ndryshimin e madh, jam i bindur se është një votim se në radhë të parë jo vetëm kanë përfaqësuar ndryshimin e madh të PS. Por, votën e tyre qytetartë vlonajtë po e përdorin jo vetëm për të bërë ndryshimin e madh, nënvizoi ai.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›