E Diel, 1 Nëntor 2026

Ora 17.20 / Ristani: Komisionerët demokratë votuan 5 herë, duke shoqëruar të verbrit

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani denoncon publikisht komisionerët e Partisë Demokratike të Elbasanit, të cilët sipas tij kanë përfituar nëpërmjet të verbërve për të votuar deri në 5 herë. Gjatë një dalje për mediat, Ristani pohoi se komisionerët e PD, kanë shoqëruar pranë dhomës së fshehtë të verbër, duke lënë dyshime tek komisionerët e tjerë se ata mund mund të kenë abuzuar, duke votuar për PD, edhe pse i verbri mund të ketë pasur të tjera bindje partiake. Vetë Ristani ka pohuar se komisionerët e PD kanë shoqëruar të verbrit në dhomat e fshehta edhe pse nuk ka qenë e lejuar një ndihmë e tillë.      

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›