Ora 21.30 / Ristani: Përfundon procesi i votimit, numërimi i votave fillon rreth orës 23.00

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani nëpërmjet një deklarate për shtyp informoi se procesi i votimit ka përfunduar tërësisht, pavarësisht se në 5 qendra nuk është zhvilluar votimi dhe në 3 qendra të tjera ky votim është ndërprerë. Ai ka informuar ndër të tjera se ka filluar transportimi i të gjithë fletëve të votimit drejt QNV, pavarësisht se është hasur vetëm një problem në qendrën e Elbasanit, ku janë prishur makinat. Për ti ardhur në ndihmë këtij transportimi të votave, Ristani bën të ditur se janë nisur makina nga të dyja anët për ti ardhur në ndihmë.
Sipas kreut të KQZ transportimi po bëhen normalisht dhe numërimi i votave mund të fillojë rreth orës 23.00 të ditës së sotme, nisur nga fluksi i madh i dorëzimit shumë shpejt të bazës materiale, më parë sesa KQZ e kishte parashikuar. Procesi është shumë i mirë, nuk ka pasur informacione problematike dhe më vjen mirë që më në fund, përfunduam një pjesë të procesit, atë të votimit. Është mbyllur përfundimisht në 4750 qendra të votimit. Përveç atyre që nuk u votuan, të gjitha kanë mbyllur procesin kanë filluar të transportohen, nënvizoi Ristani. Në fjalën e tij, kreu i KQZ ka falënderuar qytetarët shqiptarë për pjesëmarrjen e tyre të jashtëzakonshme në këto zgjedhje, forcat politike që bënë proces të rregullt e të qetë. Gjithashtu, ai falënderoi vëzhguesit e huaj dhe të rendit që kanë bërë nj detyrë të vështirë, por të nevojshme për procesin. Një tjetër falënderim nga ana e Ristanit ka qenë edhe për komisionet e nivelit të tretë të QV, për KZAZ dhe stafin e KQZ, që kanë qenë në punë e do të vazhdojnë akoma. Tashmë ka filluar procesi i grumbullimit fillon një pjesë e vështirë por interesante për mënyrën si është organizuar. Do të zhvillohet vazhdimi i të gjithë procesit nga KQZ do të keni mundësi që ky ambient të shndërrohet në një teatër të këndshëm megjithëse do të kalohet një natë e gjatë, sqaroi ai. Gjithashtu në fjalën e tij, kreu i KQZ, shtjelloi organizimin për numërimin e votave, ku më konkretisht në njërën anë ndodhen ekranet me numërimin e vota, ku shihet sesi vijnë kutitë e votimit si do të vendosen në tavolinat e numërimit e si do të vazhdojë numërimi kuti pas kutie. Sipas tij, ky do të jetë një proces transparent. Ndërsa në anën tjetër, ndodhet harta e Shqipërisë ku Ristani sqaron se aty do të klikojnë operatorët e secilit qark e do të dalin të dhënat e rezultatit të tyre. Ka ndikim sistemi duke shmangur luftën e drejtpërdrejtë të kandidatëve. Besoj se është përgjegjshmëria dhe ndërgjegjshmëria e votuesve dhe klasës politike, që i kanë vlerësuar siç janë dhe siç duhet të ishin këto zgjedhje, theksoi ai.
Last Updated on Sunday, 28 June 2009 20:05
Last Updated on Sunday, 28 June 2009 20:05