E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha e di ç’ka në kuti, ndaj frikësohet

Gjatë një dalje publike me kandidatin fitues në Bashkinë e Kavajës, Rama u shpreh se Berisha po tenton të organizojë një shfaqje si në vitin 1996, duke shtuar se firoja e Partisë Socialiste është historike.

“Dëshiroj që të vë theksin tek ky fakt i thjeshtë: se çdo votë që është në kutitë e Tiranës do të mbrohet dhe do të lexohet ashtu sikurse është. Një shfaqje e shëmtuar që u kujton shqiptarëve një film që kujton 1996-n që po luhet në kryeqytetin e vendit, por fatmirësisht pa mundur të cenojnë vullnetin e qytetarëve të Tiranës. Të ruajmë qetësinë dhe të luajmë rolin qytetarë”, theksoi ai. 

Rama paralajmëroi se në rast se “Saliu nuk tërhiqet nga kjo shfaqje e patolerueshme, njësoj si ato shantazhet në kohë fushate, tregon në fakt se e di më mirë se të gjithë se çfarë ka në ato kuti, sepse ndryshe nuk do të turrej për të marrë peng qendrat e numërimit. Përkundrazi do të buzëqeshte si qengj, siç di ai të buzëqeshë”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-10 16:17
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›