Kryeministri: Ekspertet me te mire ne NATO
Kryeministri Berisha eshte shprehur se do te dergoje ne perfaqesine tone ne Bruksel ekspertet me te mire, duke mos kursyer asgje qe te jemi dinjitoze perkrahe vendeve te tjera, ne plotesimin e detyrimeve qe rrjedhin nga anetaresimi. Ai tha se Shqiperia ketu ka nje mision te shkelqyer, qe ka bere nje pune te jashtezakonshme dhe per te cilen, kerkoi ta falenderoje publikisht dhe t'i shprehe vleresimin e tij me te madh ambasadorit te Shqiperise ne NATO dhe perfaqesise ushtarake, gjeneralit dhe te gjithe ekipit te tyre. "Natyrisht, kalimi i Shqiperise si vend anetar kerkon qe perfaqesite e tyre te plotesohen me te gjithe ekspertet e funksionaret zyrtare, si dhe me te gjithe teknologjine me te fundit qe meriton kjo anetaresi. Shqiperia nuk do te kurseje asgje per t'i dhene mbeshtetjen perfaqesise se saj ketu, qe te permbushe te gjithe detyrimet qe rrjedhin nga perfaqesimi i Shqiperise si anetare e plote ne NATO", deklaroi Berisha. Kreu i ekzekutivit shqiptar tha se pas ketij anetaresimi, qeveria do te vazhdonte reformat e metejshme per te siguruar anetaresimin e plote ne BE dhe ne levizjen e lire te qytetareve shqiptare. "Une i siguroj qytetaret shqiptare se perkushtimin qe kam pasur per anetaresimin e vendit tim ne NATO do ta shumefishoj edhe me tej, drejt integrimit te vendit tim ne BE, per liberalizimin sa me shpejt te vizave, per te cilen qytetaret shqiptare kane nevoje qe te ndihen si qytetare te ketij kontinenti", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, kjo dite do te mbetet gjithmone historike per nje komb, duke e quajtur kete moment edhe nje fat ne jeten e tij.