E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta, kritika mazhorances e opozites per festimet e ndara

Lideri i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, zhvilloi dje nje takim me studentet e UET-se, ku shprehu kenaqesine e anetaresimit ne NATO, por kritikoi faktin se per kete anetaresim qe i perket te gjithe shqiptareve, opozites dhe mazhorances, festimet ishin te ndara, pasi u bene dy mitingje te ndryshme. Ne kete drejtim, Meta shprehu shqetesimin se ceshtja e integrimit eshte konsideruar dhe konsiderohet nga politika si nje sfide per te marre merita, dhe jo si nje detyrim qe Shqiperia te arrije standardet dhe qe kete ta ndieje cdo familje shqiptare. "Kam nje shqetesim te madh qe shpesh ceshtja e integrimit konsiderohet dhe eshte konsideruar nga politika si nje sfide per te bere fotografi, per te bere festa, per te marre merita secili per vete dhe nuk eshte konceptuar si nje detyrim, si nje mundesi, si nje sfide, qe Shqiperia te arrije standarde me te larta dhe qe cdo shqiptar kete gje ta ndieje ne familjen e tij, ne tavolinen e tij, ne xhepin e tij dhe ne klimen shoqerore", tha Meta, duke theksuar rendesine e anetaresimit ne NATO, pasi kjo do te thote me shume liri, me shume siguri, me pak rreziqe nga jashte, me shume besim per investitoret e huaj per te investuar ne Shqiperise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›