E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zgjedhjet do te jene te lira, eshte kush per BE"

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, garantoi dje kryetarin e Komisionit te Ligjeve te parlamentit cek, Marek Brenda, se klasa politike shqiptare do te realizoje zgjedhje te lira dhe te ndershme. Gjate nje takimi zhvilluar ne Pallatin e Brigadave, kreu i shtetit shprehu bindjen se rezultati i zgjedhjeve te 28 qershorit, do te jete i pakontestueshem dhe garanci per te ardhmen e Shqiperise ne familjen evropiane. "Ne jemi te bindur, se integrimi i vendit ne Bashkimin Evropian eshte nje sfide, qe ne do e permbushim me perkushtim dhe pergjegjshmeri te larte per te siguruar per qytetaret shqiptare me shume alternativa dhe mundesi zhvillimi dhe mireqenieje", u shpreh Topi. Nga ana e tij, Brenda vleresoi arritjet e deritanishme te bera nga vendi yne per integrimin euroatlantik, qe kulmuan para pak ditesh me anetaresimin e Shqiperise ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. "Perparesia e Presidences ceke te radhes eshte pikerisht permbushja e synimit te zgjerimit dhe integrimit te vendeve te reja, gjithmone pasi te jene plotesuar te gjitha standardet e kerkuara, standarde per te cilat vendi juaj eshte ne rrugen e mbare te permbushjes me sukses", theksoi Brenda.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›