E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Djegia e banesave e debimi i romeve turp i qeverise

Tirane 12 mars NOA 8211 Partia Socialiste reagoi sot per debimin dhe djegien e banesave te disa qytetareve te komunitetit rome ne periferi te Tiranes. Ne nje deklarate per mediat deputetja e PS-se Vasilika Hysi u shpreh se sjellje te tilla beheshin vetem ne kohen e Milloshevicit ne Kosove.

Ngjarje te tilla ndodhnin ne Kosoven e pushtuar nga Miloshevici por nuk mund te pranohen ne Shqiperine anetare te NATO-s. Dhe fajtori per kete turp eshte vetem nje Sali Berisha dhe oborri i klienteve te tij qe tanime ne emer te pasurimit nuk ndalen me perpara asgjeje tha sot Hysi.

Deputetja e PS-se akuzoi dhe ministrin e Brendshem Lulezim Basha duke e lidhur ngjarjen dhe me fushaten elektorale ne Tirane ne te cilen ai pritet te jete kandidat.

Ku ishte policia e Lulzim Bashes per 4 dite rresht kur ky komunitet po sulmohej ne menyren me banditeske A eshte kjo siguria qe flet per Tiranen Lulzim Basha kur krekoset si kandidat i pushtetit te Sali Berishes per kryeqytetin Ne c vend te botes policia mund te rrije duarkryq ne nje kohe kur plot 45 familje sulmohen me arme e perseris me arme per tu detyruar te shperngulen nga banesat e tyre vetem per tu justifikuar me pas se banoret e terrorizuar nuk paskerkan bere kallezim penal tha sot Hysi.

Perfaqesuesja  e PS-se u ndal ne cenimin e te drejtave te njeriut dhe diskriminimin e ketij komuniteti. Sipas saj ajo qe ka ndodhur me 45 familjet rome qe jane detyruar me force e dhune te shperngulen nga banesat e tyre eshte e turpshme dhe e papranueshme per nje vend mes te Europes te shekullit 21.

Hysi shtoi se Shqiperia ka firmosur konventat e marreveshjet nderkombetare qe parashikojne mbrojtjen e minoriteteve nga cdo forme dhune e diskriminimi.

Edhe me i turpshem akoma eshte reagimi i pushtetit te Sali Berishes i ministrit te brendshem dhe i Policise se Shtetit nen varesine e Lulzim Bashes ndaj kesaj ngjarjeje ku nje grup banditesh per 4 dite rresht terrorizuan me arme e kercenime e me pas dogjen banesat e ketij komunitetit rom jo ne ndonje zone te thelle e te izoluar por brenda qytetit te Tiranes tha Hysi.

Sipas saj eshte faji i kesaj qeverie qe ngjarje te tilla mund te ndodhin ne mes te kryeqytetit. Ndersa ka theksuar se deklarimi i policise eshte i papranueshem. shte e papranueshme deklarata e Drejtorit te Policise se Tiranes sipas te cilit kjo ngjarje ka ardhur si pasoje e prishjes te rendit dhe qetesise publike nga nje dasme qe po zhvillohej ne ate komunitet dhe se banoret rome qenkan larguar prej banesave me deshiren e tyre.

E si mund ti duket normale ketij drejtori te vene aty nga Lulzim Basha qe 45 familje te debohen nga banesat e tyre nga bandite me arme e qe keto banesa me pas te digjen e shkaterrohen per shkak te muzikes se nje dasme tha sot Hysi.

a.k/NOA

Lajme te ngjashmeBasha Brenda 3 muajsh edhe gjobat elektronikePolicet e Kosoves dhe familjet e tyre duhet te sigurohen me ligjShperngulja e 45 familjeve rome ministria Po diskriminohenPS Shqiptaret nuk votojne me kurre per SaliunShisnin telefona policia ndalon 4 persona ne Korce Lidhjedebimi lulzim basha miloshevici. tirana policia romet siguria vasilika hysi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›