Mos ik
Mos ik mos me ler ose ne frengjisht Ne me quitte pas eshte titulli i kenges se famshme te Jacque Brel qe ai e kompozoi dhe e kendoi me 1959. Une nuk e besoj se kjo eshte nje kenge dashurie.
Gjithmone me mberthen ankthi dhe nuk arrij te gjej asnje pergjigje per pyetjen cila eshte ajo gje e shenjte qe Brel kerkon te mos largohet qe i pergjerohet te rrije te mos ike te mos e lere vetem. Sa here degjoj ate kenge dhe sa here lexoj ate tekst edhe une ndiej se me rreshqet dicka ne shpirt dhe lutem e pergjerohem qe te mos me ike te mos me braktise.
Edhe kete jave ndieva se po squllesha se po therrmohesha ne shpirt dhe me mijera here kam belbezuar me vete duke thene Mos ike Mos me ler vetem Ne me quite pas . Njeriu nuk jeton asnjehere sic eshte por e con jeten si personazh.
Teoricienet e komunikimit thone se shoqeria eshte e ndertuar ne menyre te tille qe secili nga ne luan nje rol pra eshte nje personazh.
Dikush ka zgjedhur te jete balte te shkelet me kembe te jete pa dinjitet te mos njohe asnje skrupull moral te lepije jo vetem ate qe peshtyn por edhe ate qe ben te rroje gjithmone pas hijes se nje me te madhi e me te fuqishmi dhe atij tia blatoje gjithcka te marre shpaten e peshtymes dhe te ndyje gjithcka qe eshte kunder tij deri diten kur ai te rrezohet dhe pastaj me te njejtin stil te kthehet e te behet me te fuqishmin e radhes dhe keshtu deri sa te behet vertet balte diku ne rrethinat e Tiranes. Po ti besojme librat e shenjte do te mesojme se i cmenduri i pare ishte Kaini.
Ai ishte gjithashtu i semuri i pare mendor qe prishi rregullin dhe iu kundervu normes. Kaini u denua me bredhje pafund me nomadizem sepse zgjodhi vrasjen si mjet per te sheruar semundjen e tij dhe perendia e denoi duke i dhene si mallkim motivin mos te zenshin kembet dhe.
Te tjeret u denuan me sedentaritizem dmth me jete te ngulur. Mirepo ky eshte njeri nga kuptimet dhe intepretimet e jetes dhe te botes.
Ne sot jetojme nje bote me vrases me hajdute me kodoshe me batakcinj nje bote qe nuk ka hierarki vlerash nje bote qe askush nuk e respekton dhe te gjithe duan ta shkaterrojne.
Nese ai qe zgjedh te mos i besoje askujt befas shfaqet si personazh i ndryshem i papershtatshem i huaj dhe zulma e kodosheve e njerezve qe nuk dine asgje nga kjo bote e atyre qe nxjerrin ne treg jo vetem rrathet e peshtira te lyres ne surratin e mbuluar nga shkuma e lepirjes nis te vringellije dhembet e krimbur.
Atehere ty te rrethon vetmija dhe ne vathen e turmes ti sheh si nisin e ulerijne apo lehin te ngjashmit e tu qe ruajne me fanatizem te parin e turmes. Ne kete medyshje ty te duket se gjithcka po iken se nuk ka mbetur me asgje.
Sot ne Shqiperi une gjej si te vetmin ngushellim vetem shprehjen e Savianos qe thote se ne e kemi ndertuar jeten me qeveri lagjesh. Ne e kemi copezuar atdheun tone ne mehalla te peshtira dhe po i humbim kuptimin e se teres.
Ne qofte se do ti mbahemi idese se jeta eshte nje teater dhe ne te gjithe jemi aktore dhe personazhe atehere te gjithe besoj bien ne nje mendje se ky teater eshte bere si ato grupet e mjera qe dalin diten e Bajramit dhe i bien daulles per te mbledhur ndonje lek.
Ndaj ti qe jeton ne Shqiperi ndien nevojen te mbahesh i mberthyer dhe i kapur pas nje ideje qe ty te duket se e motivon jeten tende ketu. Keshtu kenga e Jacque Brel me titullin Mos me ler Mos ik per mua nuk mund te jete nje thirrme per te ndaluar te dashuren qe te ndahet nga ty.
Ajo eshte me shume se kaq. Ndonese une nuk jam ne nje mendje kur ai thote se duhet te harrojme se gjithcka harrohet. Jo personalisht nuk harroj asnje gje ne kete jete dhe gjithmone mendoj per diten kur do tua kujtoj te tjereve se nuk kam harruar.
Por qe ti te mos ikesh vazhdon Brel une do te sillja perlat e pikave te shiut nga vende ku nuk bie kurre shi do ta hapja token edhe pas vdekjes sime qe te mbuloja trupin tend me ar dhe me drite do te tregoja historine e nje mbreti qe vdiq pse nuk mundi te te takoje ty.
Une nuk do te qaj nuk do te flas me por do te fshihem dhe do te te sodis do te buzeqesh do te te degjoj dhe duke te degjuar do nis te kendoj dhe pastaj do te qesh. Do te behem me ne fund hija e hijes tende.
Pra mos ik mos me ler mos u largo... Keshtu dua ti them vetes sa here qe ndiej se pesha e rende e heshtjes e menjanimit apo e trishtimit me mberthen dhe me hedh diku tej ne cep apo ne buze te ndonje trotuari te harruar dhe une shoh pasketaj qe te kalojne para meje me buzet e lyera me te ndohte ata qe sapo kane lepire peshtymen e radhes luzma e njerezve te peshtire me te cilet une duhet te ndaj qytetin tim Tiranen. Ne kete cast ngrihem dhe nga brenda i flas personazhit tim qe te dale e te vijoje rolin dhe atij i lutem Mos ik Mos me ler Ne me quitte pas