E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Nafta e shtetit ne duart e krimit

Partia Socialiste ka reaguar sot pas 11 arrestimeve të bëra dje lidhur me kontrabandën e naftës, duke bërë përgjegjëse qeverinë e kryeministrit Sali Berisha.

Në një prononcim për mediat, deputeti Eduard Shalsi ka akuzuar lidershipin qeveritar se e ka lënë naftën në duart e krimit të organizuar.

“Regjimi i Sali Berishës është një regjim kusarësh. Nafta e shtetit është në duart e bandave. Berisha dhe Basha të japin llogari, të gjithë qeveritarët duhet të japin llogari”, ka deklaruar Shalsi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›