E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i popullise pas Vlores peticioni mberrin ne kryeqytet

TIRANE- Pas Vlores ka vijuar me Tiranen firmosja e peticionit kunder regjistrimit te popullsise me baze etnje dhe feje. Aleanca Kuq e zi vijoi mbledhjen e 20 mije firmave ne Tirane nen nje interesa te madh te qytetareve.

Pak dite me pare dhjetera shoqata nisen firmosjen e peticionit ne Vlore ne Sheshin e Flamurit nje peticion kunder regjistrimit te popullsise mbi baza etnije dhe feje. Me ane te ketij peticioni i cili duhet te mbledhe 20 000 firma per tu kthyer ne nisme ligjore shoqatat kerkojne ndryshimin e ligjit te regjistrimit te popullsise.

I pari qe ka firmosur peticionin ka qene nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu i cili ka theksuar se ligji ekzistues eshte antikushtetues dhe e ka cilesuar unike nje nisme te tille.

Nenkryetari i KLD-se ishte i pari qe hapi debatin ne lidhje me regjistrimin e popullsise mbi baza etnike dhe fetare teme e cila u be akoma me e ndjeshme pas deklaratave te konsullit grek ne Korce muajin e kaluar.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›