E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Do punësojmë gratë

Tiranë -Partia Socialiste i ka kushtuar rëndësi edhe problemeve gjinore në vend, duke vlerësuar se gratë dhe vajzat në Shqipëri vazhdojnë të vuajnë diskriminimin në fusha të ndryshme të jetës. Në një deklaratë të kësaj të diele, Ermira Danaj, kordinatore Kombëtare të Forumit të Gruas theksoi se shifrat zyrtare tregojnë se në shkallë kombëtare të papunësisë për burrat është 12% ndërsa për gratë është 17.5%. Sipas saj, një tjetër problem janë edhe orët e zgjatura të punës së grave në bujqësi.

“Në Shqipëri, vetëm gjysma e grave që lindin përfitojnë leje lindjeje dhe kjo vjen për shkak të papunësisë së lartë dhe punësimit pa kontratë dhe pa sigurime shoqërore. Për këtë arsye, një ndër pikat e programit të Partisë Socialiste do të jetë mundësimi i lejes së lindjes për të gjitha gratë që lindin, pavarësisht nëse janë të punësuara apo të siguruara. Në këtë mënyrë, ne respektojmë dhe mbrojmë një ndër të drejtat themelore të nënave dhe fëmijëve tanë”-theksoi Danaj, duke premtuar se punësimi i grave do të jetë ndër çështjet kryesore të kësaj force politike nëse merr pushtetin në zgjedhjet e qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›