Sot, 11 muaj nga tragjedia e Gerdecit, nje kujtese per viktimat e pafajshme

Tiranë, 15 shkurt 13:02 NOA – Është data 15 shkurt dhe plot 11 muaj më parë, në Gërdec, vetëm pak kilometra larg kryeqytetit, shumë afër aeroportit të vetëm civil ndërkombëtar në vend, afër portit kombëtar të Durrësit dhe pjesës kryesore të bregdetit shqiptar, shumë praën autostradës që lidh kryeqytetin me qytetin e Durrësit, ndodhi tragjedia që më së paku ishte e shmangshme.
Familjet e 26 viktimave pohojnë se ende presin drejtësi. Dhe praën tyre, po qëndrojnë sot, edhe disa aktivistë të Lëvizjes G99.
Ata, bashkë me figura të tjera të jetës publike janë bashkuar sot paradite në një vizitë solidariteti me familjen Hasaj kryefamiljari i së cilës humbi jetën tragjikisht ne fabrikën e demontimit në Gërdec.
Të pranishmit në takimin e Gërdecit pohuan se kësaj familjeje ende i mohohet pensioni i posaçëm financiar.
Kryetari i G99, Erion Veliaj dhe përfaqësuesja tjetër e kësaj lëvizjeje që së fundi thotë se është shndërruar në parti politike, Milva Ikonomi, i kanë dorëzuar Festime Hasajt, disa ndihma simbolike, kontribut i anëtarëve dhe vullnetarëve të G99.
e.l/NOA