PS: Do ta braktisim KQZ-në nëse Ristani vazhdon të sillet si vegël e Berishës
Zëdhënësja Imeraj: “Kryeministri Berisha po e keqpërdor KQZ-në për të deformuar rezultatin”.
Shaban Sulçe
Partia Socialiste ka atakuar fort Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe kreun e tij Arben Ristani, duke paralajmëruar edhe braktisjen e këtij institucioni. Nëpërmjet deklaratës për shtyp të zëdhënëses Armela Imeraj si dhe nëpërmjet prononcimit të sekretarit për Çështjet Ligjore, Fatmir Xhafaj, Partia Socialiste ka paralajmëruar braktisjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nëse sipas saj do të vazhdojë të funksionojë si një instrument politik i kryeministrit Berisha. Selia rozë ka reaguar ashpër edhe ndaj deklaratave të kreut të KQZ-së, Arben Ristani. Zëdhënësja Imeraj tha se Ristani ka përdorur gjuhë rrugaçërore në adresë të Partisë Socialiste. Më i ashpër ka qenë edhe Xhafaj, i cili e akuzoi kreun e KQZ-së se ka mbetur peng i problemeve të tij në të kaluarën për hir të të cilave ai tashmë është tërësisht i varur politikisht nga kryeministri Berisha.
Imeraj
Imeraj e cilësoi skandaloze gjuhën e përdorur nga kreu i KQZ-së Arben Ristani në drejtim të Partisë Socialiste gjatë mbledhjes së djeshme. Imeraj tha se Partia Socialiste e dënon publikisht këtë akt si dhe kthimin e KQZ-së në një vegël politike të kryeministrit Berisha. Sipas zëdhënëses së selisë rozë, Partia Socialiste do të braktisë pjesëmarrjen në KQZ nëse Ristani do të përsërisë një akt të tillë. “Të gjithë ata që kanë ndjekur sot KQZ-në kanë mundur të shohin dhe dëgjojnë sjelljen dhe gjuhën rrugaçërore të kryetarit të KQZ-së Arben Ristani në adresë të Partisë Socialiste. Ky zotëri, i dënuar dikur me burg për marrje ryshfeti dhe sot i kthyer në gardian të burgut ku Sali Berisha kërkon të kyçë të vërtetën e 28 qershorit, është fytyra e këtyre zgjedhjeve të damkosura me turpin e mungesës së plotë të standardeve. Partia Socialiste e dënon publikisht këtë KQZ të kthyer në një vegël qorre të pushtetit të Sali Berishës dhe paralajmëron braktisjen e tij në rast se zoti Ristani do ta përsërisë këtë turp të pashembullt që bëri sot. Ky është një rast tjetër për t’i thënë Ilir Metës të të vijë turp që me votat e atyre që e rrëzuan Sali Berishën më 28 qershor u bëre paterica e tij. Dhe garant i horrllëkut të një pushteti që sot s’do të ishte më po të mos qe tradhtia jote ndaj atyre që të besuan symbyllur kur të dhanë votën për të larguar Sali Berishën”, - tha Imeraj.
Xhafaj
Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafaj, ka qenë më i ashpër në drejtim të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani. Sipas Xhafajt, nuk është faji i PS-së që Ristani ka mbetur peng i Berishës për shkak të problemeve të tij në të kaluarën. Deputeti socialist ka kërkuar nga kreu i KQZ-së që të respektojë ligjin dhe të mos e keqpërdorë institucionin në funksion të interesave që synojnë deformimin e rezultatit zgjedhor. Nuk është faji i Partisë Socialiste që në jetën e tij Arben Ristani ka gëlltitur një lugë çorbë të prishur dhe është duke e vjellë atë lugë çorbë. Nuk është faji i PS-së që Ristani ka shumë probleme për të cilat mbahet peng nga Sali Berisha dhe për të cilat është duke u keqpërdorur politikisht gjatë këtij procesi zgjedhor. Ndaj i kërkoj publikisht që të respektojë ligjin, të jetë shumë i kujdesshëm me marrëdhëniet me PS-në dhe përfaqësuesit e saj ligjorë, një marrëdhënie e cila duhet të ndërtohet tërësisht në bazë të ligjit. Nuk e konsiderojmë normale që të merremi me jetën e individëve të caktuar, me biografinë e individëve të caktuar, por detyrohem që një gjë të tillë ta bëj me Arben Ristanin nëse do të vazhdojnë kështu”, - tha Xhafaj. Deputeti socialist pranoi defektet e Kodit Zgjedhor, por ai theksoi se dështimi më i madh në Kod ka të bëjë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. “Ky është një komision ku ka diktuar haptazi shumica politike vendimmarrëse, arbitrariteti dhe paaftësia e administrimit të këtij procesi nga kjo shumicë dhe kryetari i saj, zoti Ristani. Mund të ketë defekte të ligjit, por kjo nuk është më shumë rrjedhojë e defekteve të ligjit të Kodit Zgjedhor, por është rrjedhojë e faktit të qasjes negativiste që kjo maxhorancë ka ndaj procesit zgjedhor. Pra, përpjekjes për të pasur një mundësi kontrolli arbitrar të dhunshëm joligjor”, - u shpreh Xhafaj.
11 Korrik 2009