E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-ja e akuzon ashpër KQZ-në për shpalljen e rezultateve paraprake



Shpallja e rezultateve paraprake mbi bazën e mandateve të fituara nga koalicionet u kthye në një debat të ashpër midis KQZ-së dhe Partisë Socialiste disa ditë më parë. Selia rozë reagoi pas shpalljes së rezultateve paraprake nga KQZ-ja, duke e cilësuar një veprim të tillë si provokim të rëndë të kryeministrit Berisha. Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, reagoi menjëherë pas deklaratës së zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Leonard Olli, i cili, duke shpallur rezultatet paraprake, ka deklaruar se koalicioni “Aleanca e ndryshimit” ka fituar 71 mandate. Ruçi jo vetëm që kundërshtoi vërtetësinë e kësaj deklarate, por e ka cilësuar atë si një provokim të rëndë të kryeministrit Berisha. Deputeti socialist e akuzoi kreun e KQZ-së se po keqpërdoret nga Berisha, i cili, sipas tij, po synon të fitojë një mandat që nuk i takon. Sipas Ruçit, deklarata e KQZ-së për shpalljen e numrit të mandateve është një shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe e Kodit Zgjedhor, ndërkohë që, sipas tij, mandatet janë në kutitë e votimit. Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste paralajmëroi kryeministrin Berisha që të tërhiqet nga planet e tij për grabitjen e mandateve, ndryshe do të përballej me protestat popullore. Sipas kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka aspak të drejtë që të shpallë rezultatet paraprake për numrin e mandateve. Për më tepër, sipas tij, mandatet janë në kutitë e votimit, të cilat ende nuk janë numëruar. Ruçi tha se kjo deklaratë e KQZ-së është një shkelje e rëndë e Kodit Zgjedhor dhe e Kushtetutës. Sipas tij, kjo deklaratë është një shkelje e hapur e Kushtetutës dhe e Kodit, në zbatim të një urdhri politik dhe etheve të kryeministrit në detyrë për të vjedhur një mandat më shumë.

11 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›