E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Do të përdorim çdo mjet demokratik për transperencën

Në një konference për shtyp, deputeti socialist Taulant Balla, tha se “PS rishpreh qëndrimin e palëkundur, në emër të mbrojtjes së demokracisë në Shqipëri dhe në respekt të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, se do të përdorë çdo mjet demokratik që do të mundësojë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit”.
     
“Gjithçka që ne kërkojmë është transparenca, hetimi, dhe administrimi i të gjitha materialeve zgjedhore që janë në kuti, si lista, procesverbale apo edhe fletët e votimit “, pohoi Balla.
      
Kuvendi i ri i Shqipërisë i dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit u konstitua më 7 shtator, pa praninë e deputetëve të Partisë Socialiste në opozitë. Sipas një vendimi politik të PS-së, grupi socialist nuk hyn në Kuvend deri në  transparencën e plotë të proçesit zgjedhor.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›