E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Do ti drejtohemi Kushtetueses për ligjin e legalizimeve

 

Opozita shqiptare është kundër ndryshimeve në projektligjin për legalizimet. Partia Socialiste do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për këtë projektligj sipas tyre ‘problematik’. Pas votimit të papritur në seancën e së hënës socialistët nuk i shohin si çështje të mbyllur ndryshimet në projektligjin për legalizimet. Sepse ata do të luftojnë deri në fund për këtë çështje. Nënkryetari i Kuvendit Ylli Bufi njëherësh deputet i PS-së tha se maxhoranca u tregua tërësisht hermetike në diskutimet që iu bënë ligji për legalizimet pas kthimit nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Në fakt ligji per legalizimet eshte miratuar dje nga Kuvendi me 71 votat pro dhe 15 kundër. Por miratimi i këtij ligji sipas Bufit tregon se maxhoranca nuk ka të njëjtin qëndrim brenda saj për legalizimet. Socialistët janë shumë kritikë ndaj shumë neneve që rrisin abuzimet me pronat në Shqipëri, për këtë arsye ata do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Miratimi në Kuvend me ndryshime qesharake i një ligji të kthyer njëherë nga Presidenti i Republikës, për opozitën është një tjetër shembull i përplasjes së maxhorancës me Presidentin e zgjedhur nga vetë ata. E duke qëndruar te dekretet e Presidentit, opozita duket se ka zbehur qëndrimine saj dikur të prerë për shkarkimin e Topallit, pas fillimit të diskutimit në Komisionin e Ligjeve, socialistët tani duken më të përqëndruar në përplasjen e institucioneve sesa në veprimet e një titullari të vetëm

Mazhoranca kuvendore miratoi krejt papritur jashtë rendit të ditës projektligjin për legalizimet pak kohë pas kthimit nga Presidenti i Republikës. Nuk dihet ende se kur do të mbërrijnë në Kuvend dekretet e Presidentit për 5 anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë për të cilat Kuvendi nëpërmjet kryetares Topalli ka kërkuar informacion për pastërtinë morale nga tre institucione të tjera. Pasi kjo sipas kryeparlamentares Topalli është një e drejtë legjitime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›