Çshkoi ters me Ina Ramën!
Për të kuptuar nivelin e demokracisë në një shtet si ky i yni, që rreket prej vitesh t’i tregojë botës se po bën progres, mjafton t’i hedhim një sy sistemit të drejtësisë, e në veçanti marrëdhënieve të qeverisë me këtë sistem. Ishim mësuar me gjyqtarët, që nuk lënë rast pa i bërë thirrje politikës të mbajë duart larg nga drejtësia, u ngopëm edhe me rezistencën titanike të prokurorisë ndaj sulmeve të kryeministrit Berisha, në kohën e Sollakut, por kur i njëjti apel vjen edhe prej vartësve të Ina Ramës, kuptohet që qeveria nuk i ka shpallur luftë emrave, por shtetit të së drejtës. Kryeprokurorja e re u zgjodh me pëlqimin e Kryeministrit, pas një lufte të gjatë nën “mburojën” e reformës me paraardhësin e saj. Po ç’shkoi ters në marrëdhëniet e Berishës me të ashtuquajturën “Silvia Konti” prej tij?