PS: Do verifikojmë 74 mijë numra identiteti

Tiranë, 5 mars, NOA Partia Socialiste është gati që të verifikojë 70 mijë numra të rremë identiteti, të cilët sipas saj, u përdorën gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit, duke e manipuluar procesin.
Një fakt të tillë e ka deklaruar deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi, sipas të cilit selia rozë është gati ti verifikojë një për një në kutitë e Ruzhdieve, jo vetëm numrat e kartave fallco të publikuara nga kryetari i grupit Gramoz Ruçi, po të paktën 70 mijë numra të rremë identiteti në 28 qershor.
Nuk është transparenca dhe e vërteta që i pengon vizat, po keqqeverisja e vendit dhe korrupsioni elektoral me karta e pasaporta fallco si në Ruzhdie, u shpreh deputeti i Partisë Socialiste.
Këta vjedhacakë e frikacakë që nuk kanë kurajë të hapin kutitë sduan ta çojnë Shqipërinë në Europë, po ta bëjnë çiflig për veten e tyre, tha ai më tej.
n.e/NOA