Përkujtohet sot me një miting madhështor 8 Dhjetori
Për këtë arsye, Partia Demokratike dhe qeveria do të organizojnë sot një miting madhështor në Tiranë për nder të kësaj dite. Kryeministri Sali Berisha, e ka vlerësuar këtë moment historik, si ditën e shembjes së Murit të Berlinit për Shqipërinë.
Ndërkohë, Lëvizja Studentore Dhjetor '90 ka ftuar të hënën të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë sot në orën 16:00 në mitingun festiv. Kryetari i kësaj Lidhjeje, Bislim Ahmetaj, gjatë një prononcimi për mediat para Memorialit të Liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari, "të gjithë shqiptarët që e duan këtë vend, që e duan Shqipërinë dhe Bashkimin Europian, të marrin pjesë ditën e sotme, më 8 dhjetor, në festën e pluralizmit dhe në festën e lirisë", duke shtuar se "pjesëmarrja masive dëshmon kredon tonë finale të pranimit politik dhe qytetar për të sendërtuar pjesëmarrjen në familjen e madhe europiane". Ahmetaj theksoi se "Lëvizja Studentore '90 e renditi për herë të parë në historinë e saj Shqioërinë në sinkron me lëvizjet politike të Europës Juglindore për liri dhe demokraci”.
"Konstatojmë me keqardhje se sa herë që dyert e Europës hapen për Shqipërinë, ativizmat e së majtës kriminale përpiqen t’i mbyllin këto dyer në emër të një pushteti të pavotuar dhe të marrë me dhunë. Edhe njëherë ju ftojmë të bashkoheni me ne për të festuar ditën e demokracisë në vend, që i riktheu shqiptarëve lirinë e grabitur dhunshëm prej gati gjysmë shekulli”, theksoi ai më tej.