PS: Dosja e Rulit në Prokurori

Partia Socialiste ka gati dosjen mbi te cilën Prokuroria pritet të hetojë për shkeljet që sipas opozitës, ish-ministri i Ekonomisë dhe Energjetikes Genc Ruli ka kryer ne vitin 2007, duke favorizuar kompaninë qe kishte marre me koncesion minierën e Bulqizës. Nënkryetari i grupit kuvendor socialist Sajmir Tahiri tha se të hënën PS-së do t'i depozitojë faktet që disponon pranë organit të akuzës. Deputeti socialist radhiti shkeljet me të renda që sipas tij, ministri aktual i Bujqësisë ka bërë duke anashkaluar Kuvendin e Shqipërisë dhe ministrinë e Financave Gjate debatit te ashpër ne parlament seancën e te enjtes, zoti Ruli nuk pranoi te kishte shkelur ligjin, por pohoi se kishte ndryshuar kontratën për te ndihmuar kompaninë qe sipas tij ndodhej ne vështirësi financiare. Ruli, ndërkohë është një ndër ministrat e radhës të kabinetit Berisha, që akuzohet nga partia Socialiste për shpërdorim të detyrës me qëllim përftimin personal.
Shpërndaje