E Shtunë, 31 Tetor 2026

Negociatat e fundit për krizën

Mazhoranca dhe opozita kane një tjetër shans për te zgjidhur krizën politike brenda këtij viti. Kuvendi i Shqipërisë do te mblidhet sot ne orën 17:00 për te diskutuar edhe njëherë ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit. Qe nga dita e premte e deri sot, palët kane zhvilluar negociata, por ende nuk është arritur një marrëveshje. Gjithsesi, deri ne orët e pasdites, përfaqësuesit socialiste Fatmir Xhafaj e Damian Gjiknuri si dhe përfaqësuesit demokrate Ilir Rusmali e Viktor Gumi, kane ende kohe për te shqyrtuar draftin dhe për te arritur kompromisin. Deri me tani, palët kane patur qëndrime te kundërta për piken, e cila flet për mënyrën se si do te procedohet me kutitë e materialeve zgjedhore. Socialistet thonë se kutitë e materialeve duhet t'i vihen ne dispozicion komisionit hetimor dhe te mos dërgohen ne arkivin e shtetit. Por për demokratet kjo është e papranueshme, pasi sipas tyre, shkelen ligjet dhe Kushtetuta e vendit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›