Te perndjekurit: Rrezimi i “dosjeve”, gati protestat
Te perndjekurit politike paralajmerojne protesta, pas rrezimit ne Gjykaten Kushtetuese te ligjit per hapjen e dosjeve. Kryetari i Shoqates se te Perndjekurve Politike, Besim Ndregjoni, u shpreh se dosjet duhet te hapen sa me pare, per te gjithe zyrtaret dhe administraten duke nisur nga nepunesi me i thjeshte. “Cdo heshtje ndaj hapjes se dosjeve do te na detyroje te nisim protestat demokratike per te pastruar politiken nga e kaluara e diktatures”, tha Ndregjoni. Pak dite me pare Gjykata Kushtetuese, vendosi te rrezoje me 9 vota pro dhe asnje kunder, ligjin per hapjen e dosjeve, duke e vleresuar ate si antikushtetues. Gjate gjithe periudhes se shqyrtimit te ketij ligji ne Kushtetuese, anetaret e gjykates si Fehmi Abdiu, Kujtim Puto dhe Petrit Plloci, jane permendur jo pak here nga deputetet e mazhorances si te prekur nga ligji i lustracionit dhe se jane ne konflikt interesi ne dhenien e nje vendimi per te. Ketyre akuzave nuk i ka shpetuar as kryetari i gjykates, Vladimir Kristo. Sipas ligjit te rrezuar ne Kushtetuese, personat e prekur nga ligji ne postet publike, duhet te jepnin menjehere doreheqjen.